Një person në Podujevë është gjetur pa shenja jetë i shtrirë në dysheme.
Policia e Kosovës njofton se mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen, ndërsa viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se janë shkaktuar nga arma e zjarrit, shkruan Klankosova.tv
Në vendngjarje janë gjetur dhe sekuestruar: pistoletë, thikë, karikator me një fishek, një gëzhojë, mjete për pastrimin e armës dhe një palë syze të dëmtuara.
Po ashtu, është gjetur një armë e dyshuar jo funksionale dhe 11 fishekë.
Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion, ndërsa hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes vazhdojnë.
“Podujevë 30.04.2026, 16:30-23:26. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është gjetur i shtrirë në dysheme pa shenja jete ku mjeku kujdestar ka konstatuar vdekjen e tij. Viktima kishte plagë në fytyrë që dyshohet se ishin shkaktuar nga arma e zjarrit. Në vendin e ngjarjes janë në afërsi të viktimës janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një mjet i mprehtë (thikë), një karikator me një fishekë në të, një gëzhojë, disa mjete për pastrimin e armës si dhe një palë syze të dëmtuara. Gjatë ekzaminimit të vendit të ngjarjes është gjetur dhe një armë që dyshohet të jetë jo funksionale si dhe 11 fishekë. Me vendim të prokurorit trupi i pa jetë është dërguar në IML për obduksion”, njofton PK. /Klankosova.tv







