https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt
Share on FacebookShare on Twitter

Asociacioni i Komunave të Kosovës (AKK) shprehu shqetësimin për favorizimin e komunave të qeverisura nga Vetëvendosje, nga ana e Qeverisë së Kosovës me vendimin për financimin e katër projekteve infrastrukturore në Mitrovicë, Fushë Kosovë, Obiliq dhe Graçanicë.

Drejtori ekzekutiv i AKK-së, Sazan Ibrahimi, tha për KosovaPress se kjo nuk është hera e parë që komunat të cilat kanë përputhje politike me nivelin qendror përfitojnë nga ndarjet buxhetore të ministrive.

I pyetur nëse Asociacioni ka evidentuar raste të favorizimit të komunave të caktuara, Ibrahimi tha se analizat e organizatës ndër vite kanë treguar se disa komuna kanë përfituar më shumë nga ndarjet buxhetore të ministrive të linjës, ndërsa të tjerat kanë mbetur pa mbështetje për investime kapitale.

Sipas tij, shumica e kryetarëve të komunave që nuk i qeveris Vetëvendosje, tash e disa vjet kanë ngritur shqetësime për mënyrën e shpërndarjes së mjeteve financiare.

“Ne si asociacion kemi bërë apel qe disa vite me radhë në ndarjet buxhetore të ministrive të linjës karshi komunave të Republikës së Kosovës, sepse shumica absolute e kryetarëve të komunave nuk janë të kënaqur me ndarjet buxhetore që vijnë nga ministritë e linjës, sepse shumica absolute e kryetarëve konsiderojnë që këta miliona euro po ndahen në baza partiake apo edhe etnike. Dhe kjo është duke ndodhur, nuk është hera e parë, por kjo nuk besoj që do të jetë edhe hera e fundit, sepse në vazhdimësi është duke ndodhur që disa vite”, tha Ibrahimi.

Ai bëri të ditur se Asociacioni dhe vetë kryetarët e komunave në takimet me kryeministrin në detyrë Albin Kurti dhe kabinetin qeveritar, kanë kërkuar vazhdimisht themelimin e grantit të katërt për investime kapitale, i cili, sipas tij, do të garantonte trajtim të barabartë të të gjitha komunat.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Në analizat e asociacionit, edhe para disa viteve edhe vitin e kaluar, shihet që ka favorizim të disa komunave. Domethënë, për këtë arsye kryetarët në takimet me kryeministrin në detyrë edhe gjatë përgjatë këtyre viteve të fundit, katër-pesë viteve të fundit, kanë kërkuar që kjo eksperiencë të ndalet, të themelohet granti i katërt. Aty janë formulat për ndarje buxhetore nga ministritë e linjës, gjithmonë po e theksoj ministritë e linjës sepse aty po është dallimi edhe po bëhet hilja më e madhe. Mirëpo nga niveli qendror kemi hasur në vesh të shurdhër dhe në vend që të zgjidhet ky problem për investime kapitale nëpër komuna nga ministritë e linjës, në vend që të zgjidhet problemi i kontratës kolektive ku komunat pothuajse janë para një kolapsi financiar dhe nuk kanë mjete financiare për investime kapitale, niveli qendror, kërkesat e kryetarëve të komunave nuk i ka përkrahur fare dhe nuk ka, kryetarët e komunave, shumica e tyre nuk kanë gjetur mbështetje në projektet e reja kapitale.”, u shpreh Ibrahimi.

Sipas tij, hilja në këtë rast është te ndarjet buxhetore të ministrive.

“Themelimi i grantit të katërt për investime kapitale do t’i trajtojë të gjitha komunat barabartë në ndarjet buxhetore nga ministritë e linjës, sepse këtu po ekziston hilja. Jo nga grantet qeveritare, po nga ndarjet buxhetore të ministrive të linjës, ashtu siç ka ndodhur edhe sot, ku në bazë të informatave, Ministria e Infrastrukturës dhe paramendoni edhe Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, e cila si mision e ka administrimin e dokumentave nga komunat, jep mjete financiare për investime në infrastrukturë”, tha Ibrahimi.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ai tha se ky grant ka qenë i paraparë në projektligjin për financat lokale, por sipas tij është hequr nga agjenda legjislative dhe është shtyrë për dy vjet.

“Ne si asociacion kemi pritur që në strategjinë legjislative të këtij viti të jetë amandamentimi i projektligjit për financat lokale ku do të akomodohej granti i katërt për investime kapitale, mirëpo këtë vit, çuditërisht, Ministria e Financave, e udhëhequr nga Ministri i Financave, zotëri Hekuran Murati, nuk e ka paraparë në strategjinë legjislative për amandamentim, por e ka paraparë që ky projektligj të amandamentohet në vitin 2028, një vit para zgjedhjeve lokale të cilat parashihen të mbahen në vitin 2029. Është një absurd në vete ku niveli qendror, me përkrahje financiare ndërhyn në projektet të cilat janë në kompetencë të komunave. Për shembull, në infrastrukturë lokale. Me ligjin mbi vetëqeverisje lokale, komplet menaxhohet nga komunat e Republikës së Kosovës. Neve si asociacion, në asnjë rast, nuk jemi kundër ndarjes buxhetore ndaj komunave sepse komunat kanë shumë nevojë për mjete financiare shtesë, mirëpo kërkojmë që të gjitha komunat e Republikës së Kosovës të trajtohen në mënyrë të barabartë.”, tha Ibrahimi.

Në lidhje me këtë çështje KP-ja i ka drejtuar pyetje edhe qeverisë në detyrë, mirëpo deri në momentin e publikimit të këtij materiali nuk kemi marrë ndonjë përgjigje.

Katër komuna të Kosovës, tri nga të cilat qeverisen nga Vetëvendosje, kanë përfituar 1 milionë e 150 mijë euro nga qeveria për të realizuar projekte rrugësh në territoret e tyre.

ADVERTISEMENT

Komuna që ka kryetar Faton Pecin, merr sipas Ministrisë së Infrastrukturës, 500 mijë euro për asfaltimin e rrugëve në fshatrat Bajgorë, Rashan, Terstenë, Kutllofc dhe Vllahi.

Ndërkaq, në kuadër të një projekti të përbashkët ndërmjet komunave Fushë Kosovë dhe Graçanicë, do të financohet rehabilitimi i segmentit të rrugës “Agron Rrahmani”, në të parën, dhe rehabilitimi i asaj “Uglari”, në të dytën. Vlera totale e këtij projekti është 200 mijë euro.

Po ashtu, në Komunën e Obiliqit do të investohen 450 mijë euro për rehabilitimin dhe zgjerimin e rrugës që lidh Plemetinin me Hamidinë dhe Sibocin, si dhe për ndërtimin e sistemit të ndriçimit publik.

Sipas Ministrisë së Infrastrukturës, këto investime synojnë përmirësimin e infrastrukturës lokale, rritjen e sigurisë në komunikacion dhe krijimin e kushteve më të mira për qytetarët e këtyre komunave.

Vendimi për ndarjen e këtyre mjeteve u mor dje në mbledhjen e qeverisë në detyrë, që u udhëhoq nga kryeministri Albin Kurti.

Poste të ngjashme

Komuna e Prishtinës thotë se ka marrë pëlqimin nga Instituti për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, rifillojnë punimet

Komuna e Prishtinës thotë se ka marrë pëlqimin nga Instituti për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, rifillojnë punimet

25/06/2026, 17:19

Drejtoria e Transformimit e Komunës së Prishtinës ka njoftuar se kanë marrë pëlqimin nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e...

Bajqinovci: Policia të marrë masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh

Bajqinovci: Policia të marrë masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh

25/06/2026, 15:43

Deputeti i VV-së, Mefail Bajqinovci përmes një postimi në rrjetin social në Facebook ka bërë një apel për Policinë e...

Rrahje mes dy policëve në stacionin policor në Prishtinë, deklarohen nga IPK

Rrahje mes dy policëve në stacionin policor në Prishtinë, deklarohen nga IPK

25/06/2026, 14:54

Dy zyrtarë policorë janë përfshirë në një rrahje pas mos-marrëveshjes me njëri tjetrin në stacionin policor “Jugu” në Prishtinë. Inspektorati...

Prokuroria ngre aktakuzë për përgatitje të vrasjes së rëndë

Prokuroria ngre aktakuzë për përgatitje të vrasjes së rëndë

25/06/2026, 14:26

Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) ka ngritur aktakuzë në Gjykatën Themelore në Prishtinë ndaj një personi me inicialet...

Igballe Huduti shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

Igballe Huduti shpallet “person i padëshiruar” në Shqipëri

25/06/2026, 14:05

Teologia nga Kosova, Igballe Berisha-Huduti, është shpallur “person i padëshiruar” në Republikën e Shqipërisë për një periudhë 15-vjeçare, me urdhër...

Lajmi i fundit

Komuna e Prishtinës thotë se ka marrë pëlqimin nga Instituti për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, rifillojnë punimet

Komuna e Prishtinës thotë se ka marrë pëlqimin nga Instituti për ndërtimin e Tregut të Gjelbër, rifillojnë punimet

25/06/2026, 17:19
​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

​AKK: Ndarja e fondeve për komunat në baza partiake, zgjidhje-granti i katërt

25/06/2026, 16:37
Bajqinovci: Policia të marrë masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh

Bajqinovci: Policia të marrë masa ndaj ngasësve të trotineteve elektrikë dhe biçikletave që po qarkullojnë nëpër sheshe dhe zona këmbësorësh

25/06/2026, 15:43
Rrahje mes dy policëve në stacionin policor në Prishtinë, deklarohen nga IPK

Rrahje mes dy policëve në stacionin policor në Prishtinë, deklarohen nga IPK

25/06/2026, 14:54
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv