https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Rrustemi: PDK-ja përmes Përparim Ramës po tenton ta godasë Lumir Abdixhikun

Rrustemi: PDK-ja përmes Përparim Ramës po tenton ta godasë Lumir Abdixhikun
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i rizgjedhur i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, ka deklaruar se zhvillimet e fundit politike në Prishtinë dhe përplasjet mes kryetarit të komunës, Përparim Rama, dhe zyrtarëve të LVV-së, janë pjesë e një fushate të orkestruar nga PDK-ja për të ushtruar presion ndaj kryetarit të LDK-së, Lumir Abdixhiku.

Në një intervistë për Ekonomia Online, Rrustemi tha se statusi i tij i fundit për Përparim Ramën ishte një parafrazim i deklaratave të vetë Abdixhikut, duke pretenduar se qeverisja në Prishtinë kontrollohet nga PDK-ja dhe jo nga LDK-ja.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Unë e kam thënë edhe më parë që ka një lloj fushate të nisur nëpërmjet elementeve të PDK-së në LDK, siç është Përparim Rama, për ta kërcënuar dhe frikësuar lidershipin aktual të LDK-së. Qëllimi është për ta larguar atë nga çfarëdo bashkëpunimi eventual me Vetëvendosjen në raport me çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës dhe tejkalimit të këtyre krizave të vazhdueshme. Intensifikimi i gjuhës së fundit është rrjedhojë e drejtpërdrejtë e situatës aktuale politike. Në statusin në fjalë nuk kam bërë asgjë tjetër përveçse kam parafrazuar vetë kryetarin e LDK-së, i cili tha se qeverisja në Prishtinë nuk është e LDK-së”, deklaroi Rrustemi.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai iu referua edhe ndarjes së drejtorive në Komunën e Prishtinës, duke argumentuar se kjo dëshmon ndikimin e PDK-së në qeverisjen komunale.

“Me tetë drejtori për PDK-në dhe tri drejtori për LDK-në, ai tha se nuk mund të jetë qeverisje e LDK-së. Sikurse që tha se ka një lloj tendence për ta shkrirë LDK-në në PDK. Unë besoj që kjo është një përplasje e tyre e brendshme, por që përdoren figura të caktuara të partive të tjera për të çuar mesazhe dhe për të goditur rivalët e tyre të brendshëm. Mbi të gjitha, statusi është një parafrazim i asaj që ka thënë zoti Abdixhiku, se qeverisja në Prishtinë nuk është e LDK-së, por është e PDK-së. Dhe po, Përparim Rama i ka hapur dyert e Komunës së Prishtinës për PDK-në. Sot duket që PDK-ja e kontrollon Komunën e Prishtinës, sikurse që kontrollon edhe zotin Rama”, tha ai, për Ekonomia Online.

I pyetur për debatin publik mes Ramës dhe Dejona Mihalit, Rrustemi përsëriti se sipas tij, sulmet ndaj LVV-së synojnë në fakt udhëheqësinë e LDK-së dhe krijimin e pengesave për një bashkëpunim të mundshëm mes dy partive.

ADVERTISEMENT

“Jo, unë e thashë që kjo është fushatë e nisur nga PDK-ja, apo nga elemente të PDK-së në LDK (siç është Përparim Rama), për ta goditur lidershipin e LDK-së, përkatësisht zotin Abdixhiku. Ata nuk po e bëjnë këtë në mënyrë të drejtpërdrejtë, por në mënyrë të tërthortë. Gazetarja: E pse nëpërmjet Dejona Mihalit? Po, pikërisht po e bëjnë në mënyrë të tërthortë. Domethënë, po e kërcënojnë, po e frikësojnë dhe po e godasin. Edhe ai vetë e tha mbrëmë që kjo është një betejë që i shërben PDK-së. Kjo është një betejë e Përparim Ramës që i shërben PDK-së dhe që është në funksion të rritjes së barrierave për të bashkëpunuar eventualisht mes LVV-së dhe LDK-së për ta tejkaluar çështjen e presidentit”, u shpreh ai.

Sipas deputetit të LVV-së, vazhdimi i bllokadës politike po dëmton vendin dhe qytetarët, ndërsa opozita ende nuk ka reflektuar pas rezultateve zgjedhore.

“Duket që PDK-ja insiston në bllokada të tejkaluara, Rama po i bën argat kësaj qasjeje dhe po dëshiron ta mbajë LDK-në në të njëjtin plan ku ishte vitin e kaluar, muajt e kaluar të këtij viti, dhe në këtë bllokadë 18-mujore. Nga kjo po humb Kosova, pa asnjë dyshim, po humbin qytetarët e Kosovës. Bllokada si qasje nuk është zgjidhje, e sidomos jo për procese siç është zgjedhja e Presidentit të Republikës, që është përtej një partie politike. Zgjedhjet janë mbajtur për Kuvend e për Qeveri, dhe Lëvizja Vetëvendosje i ka fituar ato, sikurse ka fituar edhe më 28 dhjetor të vitit të kaluar sikurse edhe më 9 shkurt. Domethënë, ne po bëjmë tri palë zgjedhje dhe nuk po vërejmë reflektim nga opozita. Ose më saktë, po vërejmë një reflektim krejtësisht simbolik e gradual, i cili nuk është i mjaftueshëm për ta tejkaluar çështjen e zgjedhjes së Presidentit të Republikës”, deklaroi Rrustemi.

Poste të ngjashme

Ahmeti takoi deputetët austriak për marrëdheniet dypalëshe me Kosovën

Ahmeti takoi deputetët austriak për marrëdheniet dypalëshe me Kosovën

26/06/2026, 17:13

Në kuadër të vizitës zyrtare në Vjenë, Zëvendësministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Kreshnik Ahmeti, zhvilloi takim...

Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses stërvitjen “Qielli i Shqiponjave 2026”

Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses stërvitjen “Qielli i Shqiponjave 2026”

26/06/2026, 15:53

Qendra për Studime Universitare (QSU) e Forcës së Sigurisë së Kosovës ka përmbyllur me sukses vlerësimin praktik për vitin akademik...

FSK institucioni më i besueshëm në vend

FSK institucioni më i besueshëm në vend

26/06/2026, 13:06

Bazuar në rezultatet e Anketës Rajonale WeBalkans 2026, Forca e Sigurisë së Kosovës edhe këtë vit radhitet si institucioni më...

Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së

Ferati: LDK-ja nuk ka nevojë për “analizat” e VV-së e “këshillat” e PDK-së

26/06/2026, 9:15

Kryetari i Istogut nga radhët e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Ilir Ferati, ka reaguar ndaj kritikave dhe komenteve që,...

Arrestohet një zyrtar korrektues, policia jep detaje

47 aksidente trafiku e mbi 1900 gjoba trafiku brenda 24-të orëve

26/06/2026, 8:08

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë intervalit kohor prej 24-të orësh në vendin tonë janë shkaktuar 47...

Lajmi i fundit

Ahmeti takoi deputetët austriak për marrëdheniet dypalëshe me Kosovën

Ahmeti takoi deputetët austriak për marrëdheniet dypalëshe me Kosovën

26/06/2026, 17:13
Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses stërvitjen “Qielli i Shqiponjave 2026”

Kadetët e FSK-së përfundojnë me sukses stërvitjen “Qielli i Shqiponjave 2026”

26/06/2026, 15:53
Rrustemi: PDK-ja përmes Përparim Ramës po tenton ta godasë Lumir Abdixhikun

Rrustemi: PDK-ja përmes Përparim Ramës po tenton ta godasë Lumir Abdixhikun

26/06/2026, 14:05
FSK institucioni më i besueshëm në vend

FSK institucioni më i besueshëm në vend

26/06/2026, 13:06
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv