Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Pikën Kufitare të Morinës, ku ka humbur jetën Rexhep Zenel Gashi, pjesëtar i Policisë së Kosovës dhe veteran i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, si pasojë e një aksidenti trafiku.
Lajmi është bërë i ditur nga familjarët përmes një postimi në Facebook.
Sipas njoftimit, ngjarja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit, teksa Gashi ndodhej në vendin e tij të punës në Pikën Kufitare në Morinë. Bazuar në informacionet e para, ai kishte dalë për të marrë ajër të pastër, kur u godit nga një veturë, duke pësuar lëndime fatale







