https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Nuk bie pre e askujt, kaq” – Blerim Isufaj nuk i komenton deklarat e Kurtit

“Nuk bie pre e askujt, kaq” – Blerim Isufaj nuk i komenton deklarat e Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Blerim Isufaj, kryeprokuror i Prokurorisë Speciale, për disa vite me radhë është kritikuar nga kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti e së fundmi edhe nga U.D e Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu.

Kritikat kanë ardhur veçanërisht nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti, dhe ushtruesja e detyrës së presidentes, Albulena Haxhiu.

Isufaj nuk u dekretua si Kryeprokuror i Shtetit, derisa emri i tij u kundërshtua publikisht nga krerët e pushtetit.

“Nuk bën ky me u bo kryeprokuror, edhe ai vet e din që s’bën. Është shumë interesant pse po insiston, kush qëndron mbrapa atij personi që e shtyn të insistojë ose a është iracional sa që, pavarësisht se tre krerët shtetërorë publikisht janë deklaruar kundër tij, ai insiston të bëhet kryeprokuror”, kishte deklaruar Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Pas ndryshimeve në Këshillin Prokurorial të Kosovës, procesi për zgjedhjen e Kryeprokurorit të Shtetit u kthye në pikën zero, pa u përmbyllur procesi i mëparshëm.

Kjo ishte kërkuar direkt nga Albulena Haxhiu.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Këshilli Prokurorial sa më parë duhet ta shpallë konkursin, por duhet të sigurohet që procesi të mos jetë i komprometuar, siç ka ndodhur në të kaluarën”, kishte deklaruar Haxhiu.

Isufaj, në një konferencë ku prezantoi disa nga arritjet e Prokurorisë Speciale, u pyet nga gazetarët për procesin e përzgjedhjes së Kryeprokurorit të Shtetit, si dhe për deklaratat e figurave politike lidhur me të.

Përgjigjja e tij ishte e shkurtër.

“Nuk i komentoj. Fillimisht më lejoni t’ju them se këto janë pyetje që duhet t’ia drejtoni Këshillit Prokurorial të Kosovës. Mbi të gjitha, unë nuk i komentoj deklaratat politike të askujt. Nuk bie pre e askujt. Kaq”, tha Isufaj.

Poste të ngjashme

Bytyqi: Qytetarët janë të zhgënjyer me situatën politike në Kosovë

Bytyqi: Qytetarët janë të zhgënjyer me situatën politike në Kosovë

06/07/2026, 17:00

Deputetja e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Albana Bytyqi, ka deklaruar se ende nuk kanë nisur diskutimet zyrtare mes...

“Bashçja e llapjanit”, kapet një arë e mbjellur me kanabis në Podujevë

“Bashçja e llapjanit”, kapet një arë e mbjellur me kanabis në Podujevë

06/07/2026, 16:21

Policia e Kosovës, respektivisht DHTN- Prishtinë, pas dyshimeve për përfshirjen e personave të dyshuar në kultivimin e bimëve të llojit...

LVV: Për qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin

LVV: Për qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin

06/07/2026, 14:22

Lëvizja Vetëvendosje tha se i ka siguruar votat për formimin e Qeverisë së re pas zgjedhjeve të 7 qershorit dhe...

Mbylle”Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

Mbylle”Një simbol i lirisë dhe miqësisë”, Prattipati vlerëson pullën postare të Kosovës për SHBA-në

06/07/2026, 13:36

E ngarkuara me Punë e Ambasadës së Shteteve të Bashkuara në Kosovë, Anu Prattipati, duke komentuar pullën postare të promovuar...

Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë

Prodhuesit e qumështit në protestë: Katër ditë pa grumbullim, qumështi “Vita” është i Kosovës, jo i Serbisë

06/07/2026, 13:01

“Mos na leni pa bukë”, “Mos prekni vendet e punës”, “Mos e dobësoni idnsutrinë vendore”, e me pankarta të tjera...

Lajmi i fundit

Bytyqi: Qytetarët janë të zhgënjyer me situatën politike në Kosovë

Bytyqi: Qytetarët janë të zhgënjyer me situatën politike në Kosovë

06/07/2026, 17:00
“Bashçja e llapjanit”, kapet një arë e mbjellur me kanabis në Podujevë

“Bashçja e llapjanit”, kapet një arë e mbjellur me kanabis në Podujevë

06/07/2026, 16:21
“Nuk bie pre e askujt, kaq” – Blerim Isufaj nuk i komenton deklarat e Kurtit

“Nuk bie pre e askujt, kaq” – Blerim Isufaj nuk i komenton deklarat e Kurtit

06/07/2026, 15:06
LVV: Për qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin

LVV: Për qeverinë i kemi votat, më pas duhet të gjejmë konsensus për Presidentin

06/07/2026, 14:22
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv