Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar në Gjermani – e kishte vrarë një të burgosur tjetër me grushte e shqelma
Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar është dënuar për vrasje...

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim me Policinë e Kosovës, më konkretisht Drejtorinë për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Korrupsion në Prishtinë, pas zhvillimit të veprimeve hetimore lidhur me dyshimet për keqpërdorim të pozitës apo autoritetit zyrtar – tejkalimin e kompetencave dhe falsifikimin e dokumentit zyrtar, sot është arrestuar një person.
Siç thuhet në njoftim sipas të dhënave fillestare, hetimet kanë të bëjnë me dyshimet për lëshimin e lejeve për disa Operatorë Ekonomik, për importin e produkteve biocide dhe pesticide, të cilat janë të ndaluara për përdorim në Republikën e Kosovës sipas listës së Agjencisë Evropiane të Kimikateve (ECHA) të Bashkimit Evropian.
Tutje në njoftim thuhet se i dyshuari me inicialet N.M, po hetohet për veprat penale: Keqpërdorimi i pozitës apo autoritetit zyrtar nga neni 414 të Kodit Penal të Republikës së Kosovës (KPRK) dhe Falsifikimi i dokumentit zyrtar nga neni 427 të KPRK-së.
“Arrestimi është realizuar nga Policia e Kosovës, ndërsa me urdhër të Prokurorit të Shtetit, personi i dyshuar është ndaluar për 48 orë. Prokuroria Themelore në Prishtinë, në bashkëpunim me Policinë e Kosovës dhe institucionet e tjera kompetente, mbetet e përkushtuar në luftimin e kriminalitetit dhe korrupsionit, si dhe do të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore në përputhje me legjislacionin në fuqi”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/
Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar është dënuar për vrasje...
Aleanca ka prezantuar logon e saj të re, vetëm një ditë pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në...
Familja e Ministrit Elbert Krasniqi ka fituar betejën gjyqësore ndaj fqinjit të tyre Sejdo Berisha, i cili në vitin 2023...
Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pak më herët paralajmëroi për paqëndrueshmërinë e motit e vende-vende për stuhi e shi të rrëmbyeshëm....
Autoritetet e Shqipërisë kanë njoftuar se janë duke marrë masa të shtuara për të ofruar siguri për turistët që kanë...