Pasditen e së enjtes është raportuar se në një lokal në Suharekë, pas një fjalosjeje ndërmjet dy të miturve.
Gjatë përplasjes mësohet se njëri nga ta ka nxjerrë një thikë dhe ka goditur tjetrin, duke i shkaktuar lëndime trupore.
Kjo është konfirmuar për Indeksonline nga ana e zëdhënësit të Policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, i cili bëri të ditur se personi i lënduar është dërguar për trajtim mjekësor në Emergjencë dhe, sipas mjekëve, ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
Në vendin e ngjarjes kanë dalë hetuesit e Sektorit të Hetimeve të Stacionit Policor në Suharekë, së bashku me njësinë e forenzikës, me qëllim të grumbullimit të provave materiale dhe sigurimit të dëshmive.
Policia, në koordinim me Prokurorin e Shtetit, është duke ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motiveve të këtij incidenti.







