Punimet për ndërtimin e Kuzhinës Qendrore në Podujevë po avancojnë me ritëm të lartë dhe projekti tashmë është në fazën finale.
Me një sipërfaqe prej 1,150 m², Kuzhina Qendrore do të ketë kapacitet për përgatitjen e ushqimit për mbi 10 mijë nxënës, duke përfshirë fëmijët nga çerdhet dhe parafillorët deri te nxënësit e klasës së nëntë.
Projekti synon të krijojë kushte më të mira dhe standarde më të larta në përgatitjen dhe ofrimin e ushqimit për fëmijët e Komunës së Podujevës.







