Anita Haradinaj ka reaguar ndaj deklaratave të deputetes së Lëvizjes Vetëvendosje, Arjeta Fejza, e cila gjatë një diskutimi për dhunën ndaj grave përmendi edhe deputetin Ramush Haradinaj.
Përmes një reagimi publik, Anita Haradinaj i ka cilësuar deklaratat si serioze dhe ka kërkuar nga deputetja Fejza që ta tërheqë deklaratën, të distancohet prej saj dhe të kërkojë falje publike.
Ajo ka theksuar se në jetën publike, përgjegjësia për fjalën është po aq e rëndësishme sa e drejta për ta shprehur atë, duke shtuar se deklaratat që mund të cenojnë dinjitetin dhe reputacionin e një personi duhet të trajtohen me përgjegjësi.
“Shpifjet nuk kalojnë!”, ka shkruar Haradinaj në reagimin e saj.
Ndërsa ka paralajmëruar se, nëse nuk ka tërheqje të deklaratës dhe kërkimfalje publike, do t’ua besojë organeve kompetente trajtimin e çështjes dhe do të ndjekë rrugët ligjore.
Reagimi i plotë i Anita Haradinaj:
SHPIFJET NUK KALOJNE!
Ne jeten publike, pergjegjesia per fjalen eshte po aq e rendesishme sa e drejta per ta thene ate!
Si gazetare dhe si person qe per shume vite kam qene pjese e jetes publike, e di mire dallimin ndermjet debatit politik, mendimit te lire dhe deklaratave qe mund te cenojne padrejtesisht dinjitetin dhe reputacionin e një personi.
Deklaratat e bera nga deputetja Arjeta Fejza te cilave iu referohem ne kete reagim, i konsideroj serioze dhe kerkoj qe ato te trajtohen me pergjegjesi! Askush, pavarsisht pozites politike qe mban, nuk duhet ta konsideroj veten mbi standardet e pergjegjesise publike.
Une nuk kam ndermend te hyj ne nje perplasje personale dhe as ta kthej kete ceshtje ne nje debat të panevojshem politik. Megjithate, nuk dua te hesht perball deklaratave qe cenojne figuren dhe reputacionin tim.
Po ashtu, kur deklaratat perfshijne apo prekin figuren dhe familjen, kam të drejte te kerkoj qe faktet te respektohen dhe qe cdo pretendim te mbeshtet ne prova, e jo në insinuata apo akuza të pabazuara.
Prandaj, te kerkoj publikisht zonja “Deputete”qe t’a terheqesh deklaraten, te distancohesh dhe te kerkosh falje publike per shpifjen dhe akuzat e pabaza sepse ato rezultojne te paverteta dhe cenojne te drejtat tona!
Ne mungese te nje reagimi te pershtatshem dhe te nje kerkim falje publike dhe mos distancimit tuaj nga ajo cfare ke deklaruar publikisht ne nje Television kombetare Une obligohem dhe do t’ua besoj organeve kompetente vleresimin e kesaj ceshtjeje pra do te ndjek rruget ligjore qe me takojne!
Dinjteti nuk negociohet. Reputacioni nuk duhet te behet viktima e interesave politike. Dhe pergjegjesia per fjalen publike nuk eshte privilegj, por detyrim.







