Katër kamionë për grumbullimin e mbeturinave dhe një kamionetë kanë arritur sot, ndërsa në ditët në vijim pritet të kompletohet edhe pjesa tjetër e flotës së re.
Në total, Podujeva do të pajiset me 6 kamionë për mbeturina, një kamion të madh ngarkues, një eskavator të madh (skip) dhe një kamionetë.
Ky investim synon fuqizimin e shërbimeve publike, rritjen e efikasitetit në menaxhimin e mbeturinave dhe përmirësimin e pastërtisë në qytet.
Më shumë mjete, më shumë efikasitet, një Podujevë më e pastër!







