https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

A po përpiqet Vetëvendosje ta kapë pozitën e drejtorit në RTK?

A po përpiqet Vetëvendosje ta kapë pozitën e drejtorit në RTK?
Share on FacebookShare on Twitter

Në garën për drejtor të Televizionit në Radio Televizionin e Kosovës, Rilind Gërvalla, ka dalë më i vlerësuari nga një komision i formuar për përzgjedhjen. Tani, emri i tij pritet të shkojë në Bord. Nuk duhen shumë kërkime për të gjetur se Gërvalla është i lidhur ngushtë me Lëvizjen Vetëvendosje ndër vite. Ai shoqërohet me figura të rëndësishme të partisë, ndërsa është edhe në disa lista të donatorëve të LVV-së.

Kanë vazhduar konkurset për pozita të larta në Radio dhe Televizionin e Kosovës, që kanë nisur prej kur u ndërrua pushteti në vend.

Së fundi, nisën procedurat për zgjedhjen e drejtorit të Televizionit në Radiotelevizionin e Kosovës. Konkursi është shpallur më 16 dhjetor të vitit që shkoi dhe në këtë pozitë kanë kandiduar Rilind Gërvalla, Bekim Grajçevci, Xhevdet Sfarça, Fisnik Dërguti, Avni Dalipi dhe Xhymret Veliu.

Kandidatët e zgjedhur në listën e ngushtë e të cilët duhet t’i dërgohen bordit të RTK-së janë Rilind Gërvalla, Xhevdet Sfarça, Xhymret Veliu dhe Fisnik Dërguti.

Vlerësimin për zgjedhjen e drejtorit të televizionit publik e ka bërë një komision prej pesë anëtarëve, të cilin e krijon Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së, në këtë rast, Shkumbin Ahmetxhekaj.

Kryetari i Bordit të RTK-së, Besnik Boletini, i ka thënë Gazetës Express se akoma nuk kanë shkuar emrat e përzgjedhur.

“Ne deri më tani ende nuk kemi marrë propozimin për këtë pozitë, pasi që procedurat janë duke u zhvilluar në menaxhment”, ka thënë ai në një përgjigje me shkrim.

Kandidati më i vlerësuar, emri i të cilit pritet t’i shkojë shpejt bordit është Rilind Gërvalla.

 

Gërvalla duket se ndër vite ka pasur lidhje të afërta me LVV-në, ndërsa qarkullojnë fotografi të tij me disa prej figurave të partisë, si drejtori i VV-së në Tiranë Boiken Abazi dhe këshilltari i Kryesisë, Arbër Zaimi.

Arbër Zaimi dhe Rilind Gërvalla

 

Rilind Gërvalla dhe Boiken Abazi

Ai figuron disa herë në listat e donatorëve të Lëvizjes Vetëvendosje, me kontribut financiar te kjo parti.

Nga raporti financiar i LVV-së, 2012

 

Nga raporti financiar i LVV-së, 2012

 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Nga raporti financiar i LVV-së, 2020

Mediumi ka pyetur Ahmetxhekajn nëse menaxhmenti i RTK-së ka informatë për lidhjet e kandidatit me partinë në pushtet. Ai nuk i ka komentuar këtë, por ka thënë se vendimi final do të jetë në përputhje me ligjin.

“Përzgjedhja e drejtorit të kanalit në gjuhën shqipe është në proces. Ka ende afate ligjore që duhet respektuar dhe natyrisht që çdo vendim final do të jetë në përputhje me legjislacionin në fuqi”, ka thënë Drejtori i Përgjithshëm i RTK-së.

Gërvalla punon në RTK prej vitesh në sektorin e lajmeve ndërkombëtare.

Kandidati i vlerësuar për drejtor të televizionit të RTK-së, e ka mbyllur profilin e tij në Facebook më 18 janar, 2023. Ai e ka të hapur llogarinë në Twitter, ku e ka përshkruar vetën si “gazetar dhe aktivist”. Në profilin e tij në Twitter, Gërvalla rishpërndan edhe postime të zyrtarëve qeveritarë, ndërsa edhe më herët, përmes postimeve, i ka dhënë përkrahje LV-së.

ADVERTISEMENT

Gërvalla ishte pozicionuar krah LV-së edhe pas ndarjes së saj. Në vitin 2014 ai ka shkruar në Tëitter për “mashtrimin që e bëri klika e Dardan Molliqajt”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në Facebook ka postime ku Gërvallës i drejtohen si aktivist i Lëvizjes Vetëvendosje, ndërsa ka fotografi të tij me zyrtarë të LVV-së ndër vite, edhe në hapësirat e partisë.

Poste të ngjashme

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58

Ish-deputetja e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi përmes një postimi në Facebook, tha se 7 qershori është një moment...

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45

Ka vdekur në moshën 55 vjeçare Astrit Dushi, i cili ishte i angazhuar në komunitetin e mediave dhe pjesë e...

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

30/04/2026, 16:29

Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, ka nënshkruar vendimin për shpalljen e zgjedhjeve të parakohshme parlamentare. Sipas këtij vendimi, qytetarët...

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

30/04/2026, 15:21

Pas takimit konsultativ me partitë politike, ushtruesja e detyrës së Presidentes, Albulena Haxhiu, njoftoi se 7 qershori është vendosur zyrtarisht...

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

OVL-UÇK: Raporti britanik konfirmon se alarmet tona për Specialen kanë qenë të drejta

30/04/2026, 14:57

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka reaguar duke rikujtuar përpjekjet e tyre të vazhdueshme ndër vite për të...

Lajmi i fundit

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

Zgjedhjet e reja, Musliu-Shoshi: Duhet të jenë garë idesh, jo betejë propagande

30/04/2026, 16:58
Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

Vdes në moshën 55-vjeçare Astrit Dushi, figurë e njohur e mediave në Kosovë

30/04/2026, 16:45
Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

Haxhiu nxjerr vendimin për zgjedhjet, KQZ obligohet t’i organizojë sipas ligjit

30/04/2026, 16:29
Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

Zyrtare: Zgjedhjet e parakohshme mbahen më 7 qershor

30/04/2026, 15:21
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv