https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AAK: Kosova nuk është filial i Vetëvendosjes së Kurtit

AAK: Kosova nuk është filial i Vetëvendosjes së Kurtit
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Pal Lekaj, ka thënë që Kosova nuk është filial i Vetëvendosjes së kryeministrit Albin Kurti.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Lekaj përmes një postimi në Facebook, ka thënë që Kryeministri Kurti del çdo ditë në TV nga zyrat e tij të ngrohta, ndërkohë që policët e Kosovës, ngrijnë duke shërbyer 24 orë pa pushim në veri.

ADVERTISEMENT

“Kryeministri i Vetëvendosjes del çdo ditë, me fytyrën “e shqetësuar” për atë që po ndodh në 18 përqind të territorit të Kosovës, ku qytetarët e tij të nacionalitetit serb janë lënë në mëshirën e krimit të organizuar dhe strukturave të Beogradit. Kryeministri i Vetëvendosjes del çdo të dytën ditë dhe u tregon qytetarëve të Kosovës se po pret KFOR-in që të pastrojë rrëmujën që krijoi ai vetë, duke lënë në hije atë që është më e rëndësishme për Kosovën, mbyllja e një marrëveshje përfundimtare me Serbinë”.“Kryeministri i Vetëvendosjes del vetë dhe askush nga “fmijaçat” e tij nuk guxojnë të hapin gojën, madje as policia. “Madhëria e Tij” flet vetë dhe nuk lejon askënd të hapë gojën, as për të përsëritur atë që thotë ai. Publikut në Kosovë i servohet vetëm fjala e “Naltmadhnisë”. Gazetarët sulmohen në veri, në territorin e Kosovës, po Kryeministri i Vetëvendosjes nuk i mbron dot, dhe nuk ka as guximin t’u thotë që nuk i mbron dot. Kryeministri sovranist i Vetëvendosjes jep ultimatum nga zyrat e ngrohta të qeverisë dhe nuk ka guxim ta kalojë Ibrin dhe t’u afrohet barrikadave. “Naltmadhnia” që dikur rrëzonte kamionë dhe përgjakej me policinë, nuk ka guxim t’i afrohet kamionëve të barrikadave dhe as të marrë megafonin dhe t’u drejtohet qytetarëve të tij serbë të Republikës së Kosovës. Kryeministri “rebel” i Vetëvendosjes, pret që dikush tjetër t’ia nxjerrë gështenjat nga zjarri, të cilit i fryu edhe vetë, duke i dhënë pretekst Serbisë, dhe duke e zhvendosur vëmendjen nga marrëveshja përfundimtare tek barrikadat”, ka shkruar

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Poste të ngjashme

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Krenare Çerkinin si pjesë të listës...

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk i përket veç një njeriu e një partie....

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12

Gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas saj, në...

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

10/05/2026, 18:10

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha...

Lajmi i fundit

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45
Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12
Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv