https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abazi kundërshton Qeverinë në raport me dialogun dhe proceset euro-integruese

Abazi kundërshton Qeverinë në raport me dialogun dhe proceset euro-integruese
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
ADVERTISEMENT

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Haki Abazi e ka kundërshtuar pozicionin e qeverisë në raport me dialogun dhe proceset euro-integruese, në një fjalim të ashpër në mbledhjen e përbashkët të Komisionit Parlamentar për Stabilizim-Asociim mes Bashkimit Evropian dhe Kosovës.

 

Në ditën e dytë të mbledhjes së komisionit që përbëhet nga deputetë të Parlamentit Evropian, si dhe të Parlamentit të Kosovës, Abazi mori fjalën në Kuvendin e Kosovës dhe shpalosi qëndrimet e tij, të cilat tha se janë “krejt të ndryshme” nga pozicionet e qeverisë.

 

 

Kreu i Komisionit Parlamentar për Punë të Jashtme tha se “mesa duket” deputeti Armend Muja është përcaktuar nga pushtetit që të paraqes pozicionin e qeverisë. Tha se qëndrimi i tij është i pavarur, në cilësinë e deputetit.

“Falemnderit z. kryesues, mirëmëngjesi për të gjithë. Mendoj se kjo temë është jashtëzakonisht e rëndësishme. Kam folur në emër të Grupit Parlamentar, por këtë herë nuk jam lejuar të flasë në emër të grupit sepse kam një pikëpamje krejt të ndryshme, dhe për këtë mendoj se është e rëndësishme që të kemi këtë diskutim të sinqertë mbi dialogun dhe bashkëpunimin rajonal. Mesa duket, kryeministri ka vendosur ta caktojë Armend Mujën të përfaqësoj qëndrimin rreth dialogut, kështu që pozicioni im është pozicioni i pavarur si deputet”, tha Abazi.

 

Abazi tha se Kosova ka ngecur në procesin e liberalizimit të vizave, i cili, sipas tij, është ndërlidhur padrejtësisht me procesin e dialogut.

 

“Jemi bllokuar, absolutisht të bllokuar. Mbrëmjen e kaluar, presidenca çeke ka pranuar pozicionin e Francën mbi sistemin ETIAS. Mund të thoni se dialogu nuk e ka përdorur liberalizimin e vizave si një instrument për dialogun”, tha Abazi.

 

Temë e diskutimit në sesionin e Komisionit Parlamentar për Marrëveshjen e Atbailizim-Asociimit BE – Kosovë do të jetë dialogu i lehtësuar nga BE-ja ndërmjet Prishtinës dhe Beogradit, si dhe bashkëpunimi rajonal.

 

Dje në ditën e parë të këtij takimi, në sallën plenare të Kuvendit të Kosovës, u diskutua për progresin e Kosovës në procesin e integrimit evropian dhe nevojën për liberalizimin e vizave për qytetarët kosovarë.

 

Nga Bashkimi Evropian u theksua përmbushja e kritereve për heqjen e regjimit të vizave, ndërsa nga Qeveria e Kosovës thanë se kushtëzimi i liberalizimit të vizave me hyrjen në fuqi të sistemit ETIAS është i padrejtë, jo-fer dhe i paarsyeshëm.

 

Poste të ngjashme

Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57

Një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë dje pasdite. Policia tha se u njoftua për një grua të...

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45

Ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare i riu Ron Abdullahu. Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të...

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Detaje rreth rastit të therjes me thikë të një nxënësi në Podujevë

09/09/2026, 19:50

Një person është arrestuar nën dyshimin për therjen e një nxënësi me thikë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë më...

Tragjedi në komunikacion, humb jetën i riu nga Bradashi i Podujevës

Tragjedi në komunikacion, humb jetën i riu nga Bradashi i Podujevës

27/08/2026, 8:09

Një aksident trafiku i ka marrë jetën tragjikisht të riut nga fshati Bradash i Podujevës, Sherif Hoti. Hoti nuk ka...

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

22/08/2026, 9:06

Vrasja e kolonit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Kjo vrasje është...

Lajmi i fundit

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Udhëtimi familjar kthehet në tragjedi në Suharekë: Renaulti bie 38 metra poshtë, shoferi vdes – gruaja dhe dy fëmijët lëndohen

14/09/2026, 7:49
Sot përfundon masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Formimi i institucioneve të reja, PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

14/09/2026, 7:43
Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58
Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv