Kryetari i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Lumir Abdixhiku, ka vizituar kreun e Pejës, Gazmend Muhaxheri, pasi që ky i fundit ka qenë cak i dhunës.
Së bashku me Abdixhikun janë edhe kreu i Lipjanit, Imri Ahmeti, kreu i Istogut, Ilir Ferati.
Për vizitën e tyre te Muhaxheri ka shkruar Abdixhiku, i cili ka thënë se e Muhaxherin e gjetë edhe më të fortë.
“Vizituam mikun tonë Gazin dhe familjen e tij, në shtëpinë e tij në Pejë. E gjetëm edhe më të fortë e edhe më të vendosur në misionin e tij shembullor të udhëheqjes së Pejës – qytetit për të cilin punon me guxim, pasion e energji të pashterrshme. I bëj thirrje edhe një herë autoriteteve të rendit e drejtësisë t’i marrin hapat e domosdoshëm dhe të menjëhershëm në zbardhjen e plotë të këtij akti të ulët; e në mbajtjen përgjegjës të autorëve që me dhunë e intimidim provojnë të ndalin një udhëheqës të lirë, me plot vullnet e energji!” – ka shkruar Abdixhiku.







