https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Abdixhiku pas letrës së Gjermanisë, Francës e Italisë: Një dështim spektakular, turpërim ndërkombëtar e një dëm historik

E krahasoi me Vali Carleonen, Kurti i përgjigjet Abdixhikut

Kryetari i LDK-së, Lumir Abdixhiku ka reaguar pas letrës së Gjermanisë, Francës e Italisë, drejtuar Kurtit, e ku u bë e qartë se “manovrat” e fundit të Qeverisë së Kosovës, për t’u anëtarësuar në Këshill të Evropës s’mjaftojnë.

Abdixhiku, ka thënë se partnerët ndërkombëtarë nuk janë militanëtë partiakë që mund t’i mashtrosh. Por, sipas tij popullistët si Kurti të turpërojnë, dështojnë e dëmtojnë.

“Dështim spektalular, turpërim ndërkombëtar” e “dëm historik”, e ka quajtur Abdixhiku përpjekjen e pasuksesshme të Kosovës për KiE.

“LDK-ja nuk ka bërë dhe as nuk bën politikë elektorale me marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. E kuptojmë peshën e vërtetë të shtetësisë. LDK-ja qëndron e palëkundur në këtë rrugëtim, prandaj me kohë ka propozuar autorësinë e Republikës ndaj detyrimeve ndërkombëtare, si parakusht i evitimit të dështimeve historike e dëmeve pas dështimeve – ku dhe jemi sot.” – ka thënë ndër të tjera ai.

Postimi i plotë:

NJË DËSHTIM SPEKTAKULAR!

NJË TURPËRIM NDËRKOMBËTAR!

NJË DËM HISTORIK!

ADVERTISEMENT

Pasi gabuan adresën e pranuesve të letrës – merreni me mend – pasi ndryshuan në finish gjithë strategjinë dialoguse, zhbënë të gjitha qëndrimet dhe me të humbën të gjitha argumentet e mosveprimit me kohë; pasi e konsideruan diplomacinë si një kafe militantësh ku shiten gjepurat e tyre populiste, Republika e Kosovës mbeti e humbur, e turpëruar dhe sërish e kushtëzuar rëndë.

Letra e tre aleatëve të pavarësisë dhe rrugëtimit tonë shtetar, nuk ekspozon thejsht një Kryeministër populist që manipulon me ndjenjat nacionale në dëm të interesave shtetare. Ajo e ekspozon Kosovën si një shtet që nuk di të jetë serioz në arenën ndërkombëtare.

Partnerët e Kosovës nuk janë militantë partiakë që kur Kryeministri i viziton u jep pasqyrën e shtetit të falimentuar si sukses qeveritar. Subjektiviteti ndërkombëtar i Kosovës nuk është platformë zgjedhore mbi të cilën merren votat.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Populistët këtë peshë përfaqësimi nuk e kuptojnë dot. Prandaj dhe të turpërojnë, të dështojnë dhe të dëmtojnë.

LDK-ja nuk ka bërë dhe as nuk bën politikë elektorale me marrëdhëniet ndërkombëtare të Kosovës. E kuptojmë peshën e vërtetë të shtetësisë. LDK-ja qëndron e palëkundur në këtë rrugëtim, prandaj me kohë ka propozuar autorësinë e Republikës ndaj detyrimeve ndërkombëtare, si parakusht i evitimit të dështimeve historike e dëmeve pas dështimeve – ku dhe jemi sot.

Në relacionet e tilla, ka një kohë kur duhet përballur me argumente politike dhe ka një kohë kur duhet qëndruar në ballë të angazhimeve ndërkombëtare. Këtu dallojnë prijësit prej populistëve, patriotët prej mashtruesve.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Shteti i Kosovës dhe qytetarët tanë nuk ua kanë borxh të ardhmen një njeriu që luan me detyrimet e shtetësisë e që rrënon reputacionin e shtetit të Kosovës kaq keq. Duke i trajtuar partnerët si militantë, diplomacinë si kafehane e Kosovën si fushë mbjellje e korrjeje të votave momentale në dëm të prodhimeve të duhura ndërkombëtare, ne po shndërrohemi në një vend të zymtë dhe pa perspektivë.

Heqja dorë nga rrugëtimi euroatlantik është tragjedi. Dhe këtë heqje dore duhet ta parandalojmë si popull, si shtet si gjeneratë e ardhmja e së cilës po merret peng nga një njeri.

Prandaj populistët duhet të përballen me dështimet e tyre kapitale, me humbjen e madhe kombëtare!

Dorëheqja, më pas shpërndarja, në fund zgjedhjet dhe fitorja e politikës normale.

 

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

08/11/2025, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Pesë persona humbin jetën për dy ditë në Kosovë

08/11/2025, 8:33

Kosova përgjatë dy ditëve të fundit është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Bëhet fjalë për vdekjen e pesë personave,...

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

07/11/2025, 13:10

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një...

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

07/11/2025, 10:02

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit...

Lajmi i fundit

Murati – opozitës: E di që e keni siklet këto dy vite larg pushtetit

Murati akuzon ish-opozitën dhe Listën Serbe: Për 9 muaj janë barrikaduar kundër Kurtit

19/11/2025, 16:15
Kuvendi sot diskuton për koeficientin e pagave

Ndërpritet seanca për buxhetin

19/11/2025, 12:43
Gruda i vetëm përballë VV-së: Seanca për buxhetin do të mbahet mend si e paligjshme

Gruda i vetëm përballë VV-së: Seanca për buxhetin do të mbahet mend si e paligjshme

19/11/2025, 11:47
Sulmi ndaj policëve në Viti, reagon Sindikata e Policisë së Kosovës

Konfiskohen në Jarinjë uniforma ushtarake me emblema të ushtrisë serbe dhe predhë antitank

19/11/2025, 10:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv