I pari i Lidhjes Demokratike të Kosovës Lumir Abdixhiku pas seancës së Kuvendit, deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës ka konsideruar se për një pozitë kaq të parëndësishme siç është nënkryetari i 5-të i Kuvendit, Kuvendi dhe institucionet e Kosovës, nuk duhet të bllokohen më. Sipas tij, tani rregullat kushtetuese janë të qarta, ose kemi Qeveri ose shkojmë në zgjedhje të reja.
“Meqenëse kështu ka qenë vendimi i Gjykatës, ne kemi konsideruar se për një pozitë tërësisht të parëndësishme parlamentare siç është pozita e nënkryetarit të 5-të të Kuvendit të Kosovës, Kuvendi i Kosovës dhe institucionet e Kosovës nuk duhet të bllokohen më. Futemi në afate kushtetuese, tani janë rregullat e qarta kushtetuese ose kemi Qeveri ose do të shkojmë në zgjedhje të reja’’.
Tutje ai shtoi se ‘’Partia e parë ka thënë tash e sa muaj që i ka numrat, le te shohim tani a i kanë numrat”, deklaroi Abdixhiku.