https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Akademia e shlyen komplet ‘punimin historik’ të Mehmet Krajës

Akademia e shlyen komplet ‘punimin historik’ të Mehmet Krajës
Share on FacebookShare on Twitter

“Synimet destabilizuese të Serbisë në Kosovë dhe Ballkanin Perëndimor”. Kështu titullohej analiza e Akademisë së Shkencave dhe të Arteve të Kosovës, e të cilën e solli në detaje Gazeta Nacionale.

Në analizën respektive, ku kishte plot 39 faqe, u veçuan edhe raportet shqiptaro-serbe, ndërsa teksti, goxha në përgjithësi tentonte që t’i tregonte detajet e rrugëtimit “të përbashkët” politik, duke përmendur periudha të ndryshme.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Kjo analizë prodhoi reagime të shumta, teksa figura publiko-politike kritikuan këtë publikim të AShAK-ut, duke akuzuar për qëndrime të njëanshme dhe përzgjedhëse.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Por, një detaj interesant ka rënë në sy sot. Vegëza (linku) të cilën e kishte shpërndarë vet Mehmet Kraja, nuk është më në funksion.

Kjo vërehet qartë, nëse tentoni ta hapni vegëzën gjegjëse: do të gjeni një frazë të shkurtër: faqja s’u gjet!

Ç’shkruante aty?

Nga etiketat kryesore të cilat ishin në analizë, përmendeshin Serbia, lufta, konteksti dhe miti.

Akademia e Shkencave shkroi gjatë për përvojën e hidhur të shqiptarëve me pushtetet e ndryshme serbe.

Institucioni i drejtuar nga Kraja theksonte se Serbia është e “përqendruar në gatishmërinë e saj për të rindezur një konflikt të ri me Kosovën”.

Sipas AShAK-ut, Serbia është e interesuar për konflikt në Kosovë.

“Në këtë rrethanë, nuk ka shumë rëndësi nëse do të ndodhte “çështja e tabelave” ose jo, nëse do të ndodhte ky “veprim provokues” i Kosovës, sepse Serbia do ta krijonte pa më të voglën mëdyshje një situatë të këtillë tensionimi, qoftë duke përdorur kalimet kufitare, zgjedhjet lokale, komunitetin serb në Kosovë, kishat serbe, pronat ose rrugën pranë Manastirit të Deçanit, apo diçka tjetër të kësaj natyre” – shkruante mes tjerash AShAK-u.

Nën brez

Institucioni më i lartë i shkencës dhe i arteve në Kosovë e ka komentuar edhe figurën e Thaçit, njëri nga politikanët më të rëndësishëm të Kosovës në dy dekadat e kaluara. Përveç akuzave për korrupsion e krim, AShAK-u ka dhënë edhe një interpretim krejtësisht konspiracionist e skandaloz.

Në nëntitullin “Ideja për ndarjen e Kosovës”, AShAK-u vlerëson se ideja e ndarjes së Kosovës është ide e nacionalizmit serb dhe e dishepujve të saj më të spikatur, si Çubriloviqi dhe Qosiqi.

Në një formë të tërthortë, AShAK-u e akuzon Thaçin se e “brendësoi” idenë serbe të ndarjes së Kosovës, duke shkruar se Thaçi, herë si kryeminsitër e herë si president, e futi “në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale”.

“Por, pas themelimit të Gjykatës Speciale më 1 shtator 2016 dhe pas përfshirjes në mandatin e saj të krimeve të kryera gjatë periudhës së Qeverisë së Përkohshme, në dialogun me Serbinë dhe në raportet e Kosovës me bashkësinë ndërkomëbtare, u krijua një rrethanë krejtësisht ndryshe: Hashim Thaçi, herë si kryeministër dhe herë si president, futi në agjendë opsionin e ndarjes së Kosovës, si mjet kryesor për të shpëtuar veten nga Gjykata Speciale, qoftë duke bërë marrëveshje të fshehta me Serbinë, qoftë duke pretenduar një amnisti si “mirënjohje botërore”, për arritjet e tij në promovimin e paqes midis dy popujve” – shkruante AShAK-u, në një gjuhë që i ngjan shumë narracionit të kryeministrit Albin Kurti dhe Lëvizjes Vetëvendosje.

PDK

Të shumtë qenë edhe figurat e PDK-së që reaguan ndaj kësaj analize. S’kishte si të mungonte edhe ai i kreut, Memli Krasniqi.

Krasniqi, këtë publikim e quajti pamflet anti-shqiptar, kurse shtoi edhe qëndrimin e partisë, me të cilin qëndrim shprehën indinjatën e thellë ndaj të 39 faqeve.

“Kështu i shkruar, teksti pa referenca, citime apo bibliografi dhe i mbushur me mllef e pasaktësi, jo vetëm që nuk është punim shkencor, por nuk mund të quhet as një analizë, sepse duket thjeshtë një opinion i nxitur nga ngarkesa emocionale dashakëqija”, shkruante mes tjerash i pari i Partisë Demokratike.

Poste të ngjashme

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45

Kujtim Gashi nga Partia Demokratike e Kosovës ka njoftuar se nuk do të jetë kandidat për deputet në zgjedhjet e...

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40

Kryeministri në detyrë dhe kandidati për kryeministër nga Lëvizja Vetëvendosje, Albin Kurti, ka prezantuar Krenare Çerkinin si pjesë të listës...

Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12

Kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka deklaruar se Republika e Kosovës nuk i përket veç një njeriu e një partie....

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12

Gjatë “tubimit të bashkimit” të LDK-së, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani deklaroi se Lidhja Demokratike e Kosovës, sipas saj, në...

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

Osmani akuzon LVV: Ia refuzuan popullit 51% vetëm për të eliminuar një presidente që u ul me presidentin e ShBA-së

10/05/2026, 18:10

Në “tubimin e bashkimit” të LDK-së në Prishtinë, kandidatja për presidente, Vjosa Osmani ka akuzuar Lëvizjen Vetëvendosje për, siç tha...

Lajmi i fundit

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

Kujtim Gashi i PDK-së tërhiqet nga gara për deputet

10/05/2026, 18:45
Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

Kurti prezanton Krenare Çerkinin në listën e deputetëve të LVV-së

10/05/2026, 18:40
Osmani në “tubimin e bashkimit”: Në çdo shtrëngim duarsh kishte një mesazh, ‘kthehu në shtëpi’

Vjosa Osmani: Republika nuk është veç e një njeriu, është e popullit!

10/05/2026, 18:12
Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

Osmani godet VV-në: Kush do ta kishte imagjinuar që do konsideroheshe pengesë nëse e do Kosovën?

10/05/2026, 18:12
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv