Aktakuza ndaj drejtoreshës: Prokurori ishte tërhequr nga rasti “më i turpshëm në historinë e Prokurorisë së Republikës së Kosovës” (FOTO)
Dje është ngritur aktakuzë ndaj drejtoreshës për Gjeodezi dhe Kadastër në Komunën e Podujevës, Saranda Stublla-Uka, nga Prokuroria Themelore në Prishtinë, me arsyetimin se e njëjta nuk e ka zbatuar vendimin e Gjykatës Komunale të Podujevës.
Drejtoresha ka deklaruar se aktakuza rendon për të njëjtat arsye, që sipas saj ishte ngritur edhe ndaj një ish-drejtorit sa ishte Lidhja Demokratike e Kosovës në pushtet, duke shtuar se ka dalë i pafajshëm.
Ndër të tjera ajo ka dërguar edhe vendimin që sipas saj në atë kohë ish-drejtori i Gjeodezisë dhe Kadastrës në Komunën e Podujevës, Abaz Llugaliu ishte akuzuar për të njëjtën gjë dhe ishte shpallur i pafajshëm.
(FOTON)
Ndërkaq TV Llapi ka siguruar edhe një tjetër fotografi e cila vërteton se prokurori i shtetit është tërhequr nga ky rast si dhe e ka cilësuar dëshminë si më të turpshmen të një Prokurorie në Prokurorinë e Republikës së Kosovës. Në arsyetim poashtu thuhet se Prokurori e përgëzon tashmë ish-drejtorin Llugaliu për integritetin moral dhe profesional.
(FOTO)








