https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Albin Kurti takohet me ministrin francez për Europën – flasin për sigurinë dhe zhvillimet rajonale

Albin Kurti takohet me ministrin francez për Europën – flasin për sigurinë dhe zhvillimet rajonale

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti në kuadër të Procesit të Berlinit është takuar me ministrin francez për Evropën, Benjamin Haddad.

Sipas komunikatës së Zyrës së Kryeministrit, gjatë këtij takimi u fol për thellimin e marrëdhënieve mes dy vendet, çështje të sigurisë, zhvillimet rajonale dhe procesin e integrimit evropian.

“Kryeministri theksoi rolin e rëndësishëm të Francës për sigurinë e Europës si aktor kyç i Bashkimit Europian dhe kontributin e saj në rajonin e Ballkanit Perëndimor, duke nënvizuar edhe nevojën për dhënien e pyetësorit dhe statusit të vendit kandidat për Kosovën”- thuhet mes tjerash në njoftimin e ZKM-së.

Kurti ka shprehur mirënjohe për mbështetjen e Francës dhe partneritetin e dy vendeve.

Në takim u fol për vlerat e përbashkëta të cilat sipas Kurtit krijojnë mundësi për zgjerimin dhe forcimin e bashkëpunimit të ndërsjellë.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Kosova në samitin e Berlinit u përfaqësua nga kryeministri në detyrë, Albin Kurti.

ADVERTISEMENT

Gjatë fjalimit në një nga sesionet, Kurti tha se përparimet e bëra në shtetin e tij mbesin nën “hijen e kërcënimeve dhe agresionit të vazhdueshëm” nga Serbia, duke kërkuar që Beogradi të mos lejohet që të veprojë “me pandëshkueshmëri”.

Kurti theksoi se sulmi ndaj Policisë së Kosovës në Banjskë të Zveçanit në shtatorin e vitit 2023, nuk duhet të injorohet.

Ai kujtoi se për këtë sulm përgjegjësinë e ka marrë Milan Radoiçiq – ish-nënkryetar i Listës Serbe, partisë kryesore të serbëve në Kosovë që ka mbështetjen e Beogradit – por, ai nuk po përballet me drejtësi.

“Fqinjit tonë armiqësor në veri nuk duhet t’i lejohet të veprojë me pandëshkueshmëri, pasi kjo nxit inkursione të reja dhe dërgon një sinjal të rrezikshëm se sulmet ndaj sovranitetit dhe integritetit territorial të Kosovës mund të mbeten të pandëshkuara”, tha Kurti, sipas fjalimit të publikuar në Facebook.

Kosova vazhdimisht ka kërkuar që Serbia ta ekstradojë Radoiçiqin, teksa në vend po mbahet gjykimi ndaj tre nga dhjetëra të akuzuar për Banjskën, kur një pjesëtar i Policisë së Kosovës u vra nga një grup i serbëve të armatosur.

Bashkësia ndërkombëtare ka kërkuar që përgjegjësit për Banjskën të përballen me drejtësi.

Gjatë samitit, Kurti kërkoi që të ketë një unitet për t’iu bërë ballë presioneve të jashtme, por edhe “dyshimeve të brendshme”.

“Një unitet i tillë duhet të shtrihet edhe në juglindje të kontinentit tonë. Ballkani Perëndimor gjendet gjeografikisht brenda kufijve të BE-së dhe NATO-s, por të gjitha vendet mbeten jashtë BE-së dhe gjysma jashtë traktateve të NATO-s. Kjo nuk është as e mençur dhe as solide. Për ta frenuar ndikimin rus apo kinez në Evropë, nuk duhet të lëmë asnjë vakum”, tha Kurti.

Sipas tij, teksa po vazhdon lufta mes Rusisë dhe Ukrainës, Londra “mund të ndihmojë shumë duke mbështetur vendet e Ballkanit Perëndimor që duan t’i bashkohen NATO-s, duke mbyllur kështu këtë boshllëk të rrezikshëm të sigurisë”.

Në samit morën pjesë udhëheqësit nga Kosova, Shqipëria, Serbia, Mali i Zi, Bosnje e Hercegovina, dhe Maqedonia e Veriut, si dhe përfaqësues nga Gjermania, Franca dhe anëtarë të tjerë të BE-së.

Në samit, Shqipëria u përfaqësua nga kryeministri Edi Rama, Serbia nga kryeministri Gjuro Macut, Malin e Zi e përfaqësoi kryeministri Millojko Spajiq, Maqedoninë e Veriut kryeministri Hristijan Mickoski, ndërsa Bosnjën kryetarja e Këshillit të Ministrave të Bosnjë e Hercegovinës, Borjana Krishto.

Në këtë samit morën pjesë edhe kancelari i Gjermanisë, Friedrich Merz.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Një ditë para samitit, të martën, Mbreti britanik Charles III e organizoi një pritje për pjesëmarrësit.

 

Procesi i Berlinit ka nisur në vitin 2014 nga ish-kancelarja gjermane, Angela Merkel. 

Para kësaj nisme, presidenti i atëhershëm i Këshillit Europian, Jean-Claude Juncker kishte shpallur ‘pauzë’ në zgjerimin e BE-së.

Më pas, përmes Procesit të Berlinit ishte qëllimi që Kosova, Shqipëria, Serbia, Maqedonia e Veriut, Mali i Zi dhe Bosnje e Hercegovina duke rritur bashkëpunimin mes vete të bëjnë vend në institucionet e BE-së.

Marrëveshja për heqjen graduale të tarifave për telefoninë mobile dhe internetin kishte hyrë në fuqi në vitin 2023, që ishte një nga marrëveshjet e nënshkruara në kuadër të Procesit të Berlinit.

Me kalimin e viteve, Procesi i Berlinit u zgjerua dhe prej atëherë mbahen samite të përvjetshme. Përjashtim bëri viti 2021 që për shkak të pandemisë, Samiti u mbajt në një formë të adaptuar në mënyrë virtuale, por pa takime midis liderëve të shteteve.

Procesi i Berlinit tanimë ka dhjetë vende partnere: Austrinë, Bullgarinë, Kroacinë, Francën, Gjermaninë, Greqinë, Italinë, Poloninë, Slloveninë dhe Mbretërinë e Bashkuar.

Bërthama e Procesit të Berlinit është “Agjenda e Lidhshmërisë”, që ka të bëjë me rritjen ekonomike dhe krijimin e vendeve të punës në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Tregu i Përbashkët Rajonal dhe Agjenda e Gjelbër, ndërkaq, u nënshkruan në Samitin e Sofjes, më 2020.

Samitet janë mbajtur në vende të ndryshme që nga fillimi i nisjes të tij.

Në vitin 2023 Samiti i Berlinit u mbajë në Tiranë. Ndërsa në vitin 2022, 2021 dhe 2014 ishte mbajtur në Berlin.

Në vitin 2020, Samiti ishte mbajtur në Sofia të Bullgarisë; në 2019 në Poznan të Polonisë; në vitin 2018 në Londër të Anglisë; në vitin 2017 në Trieste të Italisë; në vitin 2016 në Paris të Francës dhe në vitin 2015 në Vjenë të Austrisë./kallxo.com

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

08/11/2025, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Pesë persona humbin jetën për dy ditë në Kosovë

08/11/2025, 8:33

Kosova përgjatë dy ditëve të fundit është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Bëhet fjalë për vdekjen e pesë personave,...

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

07/11/2025, 13:10

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një...

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

07/11/2025, 10:02

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit...

Lajmi i fundit

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv