https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Aleksandar Vuçiq e ka në duar një manual për ta ndezur luftën në Kosovë

Aleksandar Vuçiq e ka në duar një manual për ta ndezur luftën në Kosovë

Aleksandar Vuçiq e ka në duar një manual për ta ndezur luftën në Kosovë. Profesori amerikan, Daniel Serëer thotë se ai po e ndjek të njëjtën strategji që Vladimir Putini e kishte përdorur në Donbas. Propaganda me lajme dhe video të sulmeve të inskenuara në veri, është po ashtu element i rëndësishëm që presidenti serb duket se po e kopjon nga presidenti rus. KFOR deri më tani s’ka bërë asnjë reagim ndaj lëvizjeve të tij me ushtri.

 

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

Presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Joe Biden në fillim të vitit parlajmëronte se shefi i shtetit rus Vladimir Putin, po e përgatiste terrenin që ta niste pushtimin në Ukrainë, pasi dihej se Rusia kishte vepruar njëjtë edhe në vitin 2014, kur kishte filluar aneksimin e Krimesë. Në Washington alarmonin se Kremlini ishte në kërkim të një shkasi që ta ndizte luftën këtë vit.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Një seri e lajmeve të rreme pasoi shpejt, si në vitin 2014. U publikuan video po ashtu të rreme që tregonin se kinse rusët po sulmoheshin nga ushtarët ukrainas në Donbas, një rajon historik, kulturor dhe ekonomik në Ukrainën lindore, pjesë të të cilit kontrollohen nga grupet separatiste ruse. Elementët kryesorë të propagandës dhe dezinformimit të Rusisë u analizuan gjatë dhe studiues të ndryshëm të gjeopolitikës evidentuan se si u përdorën narrativat zyrtare të Kremlinit për t’i hapur rrugë agresionit ushtarak.

Në fund të shkurtit të këtij viti, lufta në Ukrainë nisi. Në një mëngjes, Rusia sulmoi nga ajri dhe lufta po vazhdon ende.

Daniel Serëer, profesor në Universitetin John Hopkins në Ëashington, thotë se presidenti serb, Aleksandar Vuçiq po e ndjek në Kosovë të njëjtën strategji që Putini e kishte përdorur që në vitin 2014 në Donbas.

“Putini po e sfidonte strategjinë e Sllobodan Millosheviqit të vitit 1993 në Bosnjë e Hercegovinë. Çdo paqartësi rreth reagimit perëndimor në Kosovë do të ushqejë lëvizje të ngjashme diku tjetër. Vuçiq ka zgjedhur të rreshtohet me Rusinë sipas traditës së Millosheviqit. Agresioni nga destabilizimi kudo nuk mund të lejohet”, thotë Serëer.

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq, provoi diçka të dielën. Ai i dha një urdhër shefit të shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviq, duke i thënë që të shkonte në Rashkë, në afërsi të kufirit me Kosovën. Gjenerali serb tha se situata e kërkonte këtë dhe se “detyrat që i janë dhënë ushtrisë serbe janë precize dhe të qarta”. Nuk shpjegoi se për çfarë bëhet fjalë.

Si pretekst, përdoreshin disa raportime të mediave serbe, sipas të cilave, rreth orës 20:00 të së dielës ishin dëgjuar shkëmbime zjarri në Zubin Potok dhe se të shtënat kishin ndodhur pasi Policia e Kosovës, sipas tyre, kishte dashur t’i hiqte barrikadat në këtë komunë në veri të Kosovës.

Policia i mohoi këto pretendime, duke deklaruar se “nuk ka pasur shkëmbim zjarri ndaj askujt”.

Misioni paqeruajtës i NATO-s në Kosovë, KFOR-i konfirmoi se “ka dëgjuar dhe ka parë” të shtëna në afërsi të një patrulle në Zubin Potok. Por nga zyra për media e KFOR-it thanë se “nuk ka të lënduar dhe nuk ka dëme materiale”. Ndërkaq, thanë se “po i kontrollojmë faktet”.

Të nesërmen, pra dje, afër pikëkalimit kufitar mes Kosovës dhe Serbisë në Jarinjë, Serbia solli automjete të rënda ushtarake, përfshirë topa me rreze të gjatë veprimi dhe dy kilometra nga kufiri e pozicionoi një numër të caktuar të policisë ushtarake.

Pasi u shpik videoja me të shtëna dhe u raportua kinse Kosova po tentonte t’i hiqte barrikadat, Vuçiq të hënën në mbrëmje tha se 1,500 policë të Kosovës do të shkonin në veri për t’i sulmuar serbët.

Bashkë me ministrin e tij të Mbrojtjes, Millosh Vuçeviq, presidenti serb më pas e shpalli gjendjen më të lartë të gatishmërisë ushtarake. Këtë tha se po e bënte “për ta mbrojtur popullin dhe për ta ruajtur Serbinë”.

Të dielën në mëngjes, ishte ky gjeneral serb që alarmoi se tensionet në veri ishin “aq dramatike”, sa që, siç tha ai, mjafton diçka që “mund të vendosë gjithçka në zjarr”.

Sot është dita e 18 sot prej kur serbët vendosën barrikada në rrugët kryesore që të çojnë në pikëkalimet kufitare mes Kosovës dhe Serbisë, në Jarinjë dhe Bërnjak. Dita-ditës, barrikadat u shtuan, me serbët që kanë vendosur një sërë kushtesh për t’i hequr ato. Në mesin e këtyre kushteve është përmendur edhe formimi i Asociacionit të komunave me shumicë serbe

Profesori amerikan, Daniel Serëer kujton se huliganët në veri të Kosovës “nuk janë banditë të rastit”.

“Beogradi paguan dhe kontrollon shumë prej tyre. Sido që të jenë arsyetimet fillestare për këtë sjellje mashtruese, efekti neto është minimi i dialogut me Prishtinën dhe parandalimi i shqyrtimit serioz të propozimit ende të papublikuar dhe rrjedhimisht të turbullt franko-gjerman për ‘normalizim’ të përkohshëm”, shprehet ai.

Deri më tani KFOR nuk ka bërë ndonjë deklaratë rreth lëvizjeve të palës serbe me ushtri në territorin e tyre.

Poste të ngjashme

LAJMI I FUNDIT: Përplasen fizikisht në studio Nezir Kraki e Parim Olluri

LAJMI I FUNDIT: Përplasen fizikisht në studio Nezir Kraki e Parim Olluri

11/11/2025, 22:04

Në emisionin “Pressing” ndodhi një incident mes Nezik Krakit nga partia Guxo dhe gazetarit Parim Olluri, i cili për pak...

U ekzekutua në Rinas sapo mbërriti nga Barcelona, kush është Gilmando Dani?

U ekzekutua në Rinas sapo mbërriti nga Barcelona, kush është Gilmando Dani?

11/11/2025, 16:10

Gilmando Dani, një emër i njohur i botës së krimit në Shqipëri, u vra kwtw tw martw në një atentat...

Në Galerinë e Qytetit në Podujevë është hapur ekspozita “The Glass Room – Misinformation Edition”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian në Kosovë

Në Galerinë e Qytetit në Podujevë është hapur ekspozita “The Glass Room – Misinformation Edition”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian në Kosovë

11/11/2025, 15:52

Ekspozita “The Glass Room” Zbardhë Ndikimin e Dezinformatave në Jetën e Përditshme në Kosovë Në kuadër të programit të Bashkimit...

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

11/11/2025, 15:32

Një atentat i mirëorganizuar. Kështu dyshon policia se bëhet fjalë për ngjarjen e rëndë në afërsi të Rinasit. Siç shihet...

Aksident me fatalitet në Bresje, vdes i riu Mentor Zmajlaj

Aksident me fatalitet në Bresje, vdes i riu Mentor Zmajlaj

11/11/2025, 11:47

Një aksident me fatalitet ka ndodhur rreth orës 01:00 në dalje të autostradës në Bresje – Fushë Kosovë. Klankosova.tv ka...

Lajmi i fundit

LAJMI I FUNDIT: Përplasen fizikisht në studio Nezir Kraki e Parim Olluri

LAJMI I FUNDIT: Përplasen fizikisht në studio Nezir Kraki e Parim Olluri

11/11/2025, 22:04
U ekzekutua në Rinas sapo mbërriti nga Barcelona, kush është Gilmando Dani?

U ekzekutua në Rinas sapo mbërriti nga Barcelona, kush është Gilmando Dani?

11/11/2025, 16:10
Në Galerinë e Qytetit në Podujevë është hapur ekspozita “The Glass Room – Misinformation Edition”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian në Kosovë

Në Galerinë e Qytetit në Podujevë është hapur ekspozita “The Glass Room – Misinformation Edition”, në kuadër të programit të Bashkimit Evropian në Kosovë

11/11/2025, 15:52
Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

Makina shoshë nga plumbat, pamjet nga atentati në Rinas, një i vdekur dhe i një i plagosur (VIDEO)

11/11/2025, 15:32
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv