https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Aliu i fryn kosit, deputetët kundër 6 milionë eurove, llapjanët pësojnë nga zvarritja e punimeve në rrugën Podujeve-Prishtinë

Tahiri: Qeveria nuk ka interesim që rruga Prishtinë-Podujevë të përfundojë!
Share on FacebookShare on Twitter

Ministri i Infrastrukturës Liburn Aliu, pasi të paktën tri herë dha afate se brenda dy muajsh do të përfundonte rruga Podujevë-Prishtinë, thash po thotë se nuk do të jap më asnjë afat.  “Jam sos prej qumështit edhe tash po i fryjë edhe kosit”, tha Aliu. Vetëm sot, si pasojë e mos përfundimit të kësaj rruge, llapjanët kanë bërë më shumë se 1 orë nga Podujeva në Prishtinë, pengesat e vendosura në fshatin Besi, e kanë bërë më se të mundimshme kalimin në këtë magjistrale

Rreth gjysmë ore u është dashur llapjanëve sot që të bëjnë nga kthesa e madhe në Lupq deri tek udhëkryqi në Milloshevë.

Kolonat e gjata janë bërë më se të zakonshme në këtë rrugë, punimet në të cilën janë duke u zvarritur tash e 6 vite prej kur kanë nisur. Për më tepër, jo vetëm që nuk kanë vazhuar punimet, ani pse Ministri Liburn Aliu qysh në fillim të vitit thoshte se brenda 2 muajsh do të përfundoj rruga, edhe më të rënduar kalimin në të e kanë bërë disa pengesa.

Afër shkollës në fshatin Besi, janë vendosur pengesat të cilat e kanë ngadalësuar vozitjen duke shtuar kolonën, shkruan Insajderi.

Një zgjidhje e shpejtë e këtij problemi nuk duket se do të ketë zgjidhje të shpejtë, ndërsa ministri Aliu po i fryn kosit.

Ministri i Mjedisit, Planifikimit Hapësinor dhe Infrastrukturës Liburn Aliu në komision parlamentar duke folur për këtë rrugë deklaroi se ende nuk është bërë as tenderimi.

Ai tha se nuk guxon më të bëjë premtime sepse sipas Aliut, i kanë dalur 100 mijë telashe.

“Jam sos prej qumështit edhe tash po i fryjë edhe kosit”, tha Aliu.

Ministri Aliu, para anëtarëve të komsionit tha se një nga pengesat më të mëdha ka qenë elaborate I shpronësimit.

“Një nga problemet ka qenë elaborati i shpronësimit për rrugën për Podujevë, këtë e kemi kry. Tash duam ta hedhim në tender komplet rrugën. Prej Lluzhanit deri në Bërrnicë. Meqenëse është viti i parë po përpiqemi që tenderin ta fillojmë këtë vit. Është kërkesë ambicioze por shpresoj që e realizojmë”, tha Ministria Aliu.

Nënshkrimi i kontratës për vazhdimin e punimeve në këtë rrugë, nuk pritet të ndodhë në këto ditë të fundit të dhjetorit.

“Kur flasim për zhvillime, nëse tash e qesim tenderin dhe e nënshkruajmë kontratën në prill, kemi me ditë që deri në fund të vitit kemi me pasë progres të punëve dhe qet 6 milionëshin kemi me ndërru konform situatës së re. E t’u i marr parasysh qysh kanë shku përpara se 6 milionë s’arrijnë m’u hargju, e kemi marrë prioritet me nënshkru kontratën në vitin që vjen”, tha Aliu.

Ministri Aliu para disa seancash në kuvendin e Kosovës pati paralajmëruar se së shpejti do të dal në një konferencë për media për të folur në detaje rreth ngecjeve të punimeve në këtë rrugë, ndër më të ngarkuarat në Kosovë edhe për shkak të qarkullimit nga pika kufitare në Merdare. Deri tash kjo që e paralajmëroi Aliu nuk ka ndodhur.

ADVERTISEMENT

Vetëm 6 milionë për këtë rrugë – Deputetët llapjan të pushtetit kundër dyfishimit

Deputetit Driton Hyseni, kishte propozu një amendament në Projektbuxhetin për vitin 2023, sipas së cilit duhet të shtoheshin edhe 6 milionë euro nga 6 milionë sa janë të parapara, për të përfunduar kjo rrugë.

“Projektit të ndërtimit të rrugës Prishtinë-Podujevë (zgjërimit të sajë), shumës aktuale që është planifikuar në buxhetin për vitin 2023, t’i shtohet shuma prej gjashtë milionë euro. Pra, të dyfishohet dhe të kemi 12 milionë euro gjithsej për këtë projekt”, tha Hyseni gjatë prezantimit të amanadamentit.

Por, këtë amendament i projektligjit nuk ka kaluar. Ndonëse partitë opozitare, e mirëpritën atë, disa nga deputetët llapjan nuk votuan për, rrjedhimisht  37  deputet votuan pro, 34 kundër dhe katër abstenime.

Tre nga deputetet llapjan të Lëvizjes Vetëvendosje, Saranda Bogujevci, Fitim Haziri dhe Vendenis Lahu janë kritikuar ashpër nga votuesit llapjan. Ata janë shprehur të zhgënyer se si këta deputet kishin marrë votën me premtimin e përfundimit të kësaj rrugë, derisa në momentin kur duhej të votohej 6 milionëshi për vazhdimin e saj, ata votuan kundër.

Ata kanë dal me sqarime se gjoja se 6 milionëshi nuk e rregullon këtë problem.

Deputeti Haziri, tha se problemi i punimeve në magjistralen Podujevë – Prishtinë, nuk është te buxheti. Sipas tij, këtë e dinë të gjithë akterët politikë dhe institucionalë që janë të kyçur drejtpërdrejt në këtë projekt

“Problemi është direkt tek ministria e Infrastrukturës, që nuk ka arritur ta bëj projektin me ndryshimet e domosdoshme të atij paraprak (siç kemi premtuar si Lëvizje Vetëvendosje në fushatë) dhe përfundimin e shpronësimeve, në mënyrë që të fillojnë punimet në teren.

A jam kritik për këtë gjë?! Po, më shumë se kushdo tjetër. A kam insistuar vazhdimisht që si përfaqësues në Kuvend të bëjë presion për kryerjen e procedurave për rifillimin e punimeve?! Po, më shumë se kushdo tjetër”, tha Haziri.

Derisa deputeti Vendenis Lahu, deklaroi se nga takimet e shumta që ka zhvilluar me ministrit por edhe kryeministrin kanë ardhë në përfundim se mjetet e nevojshme shtesë të ndahen përmes vendimeve të Ministrisë dhe Qeverisë ashtu siç edhe mundëson Ligji për Buxhetin.

“Prandaj në bazë të këtij dakordimi për financim ne nuk kemi paraqitur amandament – sepse do të ishte e pakuptimtë dhe nuk kemi votuar amandamente për këtë çështje sepse kjo do të ishte absurde, aq më tepër kur ato kanë qenë plotësisht të pakoordinuara”.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Prandaj, çdo aludim se ne kemi votuar kundër financimit e shtimit të buxhetit për magjistralen Pd-Pr është thjesht manipulim, sepse buxheti 2023 mundëson financim pa limit për magjistralen. P.S. qeveria me vendim mund të ndajë deri në €50 milionë për magjistralen Podujevë-Prishtinë”, tha Lahu.

Deputetit tjetër llapjan nga opozita, Besnik Tahiri, duke thënë se buxheti është diskriminues dhe se qeveria nuk e ka me interes përfundimin e kësaj rruge, përcjell Insajderi.

“Pas një projektimi jo serioz buxhetor të zgjerimit të magjistrales Podujevë-Prishtinë, me vetëm 6 milion, në Kuvend, një amandament i propozuar nga deputeti Driton Hyseni që së paku do të mundësonte përparim, e do ti eleminonte rreziqet nuk kaloi”.

“Tashmë, janë bërë dy vite arsyetime pa asnjë lëvizje, po shihet se përkundër vullnetit e votimit për timen dhe grupit të AAK-së, qeveria dhe shumica nuk ka asnjë interesim që kjo rrugë të përfundojë”, tha Tahiri.

Sipas tij, deri tash krejt arsyetimet kanë qenë të pa baza, ndërkaq premtimet gënjeshtra.

Rrjedhimisht banorët e kësaj zone, vazhdojnë të mbesin të rrezikuar nga aksidentet e përditshme të trafikut, shumë prej të cilave tragjike dhe me viktima kolonave të gjata përgjatë tërë rrugës.

Në këtë rrugë që ka marrë epitetin “Rruga e përgjakshme” që nga janari kanë vdekur 5 persona si pasoje e aksidenteve të rënda.

Edhe më të vështirë qarkullimin në këtë rrugë do ta bëjnë veturat e shumta të mërgimtarëve të cilët vecse kanë nisur të vijnë në Kosovë për festat e fundvitit. Pikërisht nëpër këtë rrugë është qarkullimi me i madh për shkak të pikës kufitare Merdare që është më e frekuentuara. /Gazeta Insajderi

Poste të ngjashme

Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57

Një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë dje pasdite. Policia tha se u njoftua për një grua të...

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45

Ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare i riu Ron Abdullahu. Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të...

Ky është personi që u gjend pa shenja jete në lagjen Marigona

Detaje rreth rastit të therjes me thikë të një nxënësi në Podujevë

09/09/2026, 19:50

Një person është arrestuar nën dyshimin për therjen e një nxënësi me thikë. Sipas Policisë, rasti ka ndodhur në Podujevë më...

Tragjedi në komunikacion, humb jetën i riu nga Bradashi i Podujevës

Tragjedi në komunikacion, humb jetën i riu nga Bradashi i Podujevës

27/08/2026, 8:09

Një aksident trafiku i ka marrë jetën tragjikisht të riut nga fshati Bradash i Podujevës, Sherif Hoti. Hoti nuk ka...

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

Zogaj befasohet me Xhavit Halitin: Fatos Klosi është një nga vrasësit e Ahmet Krasniqit

22/08/2026, 9:06

Vrasja e kolonit të UÇK-së, Ahmet Krasniqi në vitin 1998 në Tiranë, pati shkaktuar bujë të madhe. Kjo vrasje është...

Lajmi i fundit

Bulliqi: Qendra rezidenciale për të moshuar drejt fazës finale!(Pamje)

Bulliqi: Qendra rezidenciale për të moshuar drejt fazës finale!(Pamje)

19/09/2026, 18:51
7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

7 raste me virusin e Nilit Perëndimor në Kosovë, 2 të vdekur

19/09/2026, 14:58
Bogujevci: “Takimet e Dom Mikelit” ruajnë të gjallë kujtesën historike

Bogujevci: “Takimet e Dom Mikelit” ruajnë të gjallë kujtesën historike

19/09/2026, 13:19
Policia paralajmëron bllokimin e rrugëve në Prishtinë e Fushë-Kosovë të dielën

Policia paralajmëron bllokimin e rrugëve në Prishtinë e Fushë-Kosovë të dielën

19/09/2026, 12:50
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv