Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri i Kulturës Rinisë dhe Sportit Hajrulla Çeku, kanë vizituar sot piktorin nga Gjakova, Tahir Emra.
Kështu ka bërë të ditur vajza e piktorit Arjeta Emra, përmes një postimi në Facebook.
“Sot te gjyshi erdhen dy mysafir special.” – ka shkruar ajo.
Ndërkaq, në foton që është publikuar, Kurti shihet duke pirë raki në muajin e Ramazanit.
Pas kësaj, vajza e Tahir Emrës, Arjeta ka ndryshuar fotografinë në Facebook, duke hequr pjesën e tavolinës ku shihet rakia.
Megjithatë, kjo nuk është hera e parë që kryeministri Kurti shihet duke pirë raki në Muajin e Ramazanit, pasi që edhe edhe vitin e kaluar Kurti ishte pritur me një gotë raki nga kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj, në Kullën Haradinaj në Gllogjan./Nacionale