https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ambasadori gjerman: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE-së

Ambasadori gjerman: Nuk ka garanci se në fund të dialogut Kosovën e njeh pesëshja mosnjohëse e BE-së
Share on FacebookShare on Twitter

Ambasadori i Gjermanisë në Kosovë, Jorn Rohde, ka deklaruar se Bashkimi Evropian nuk mundet të garantojë se në fund të dialogut, pesë shtetet skeptike do ta njohin Kosovën.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Rohde theksoi se anipse nuk mund të ofrohet garancë ligjore për vendimet e vendeve tjera të Bashkimit Evropian, po bëhen përpjekje në drejtim të këtyre njohjeve, shkruan Gazeta Online Reporteri.net.

“Nuk mund të garantojmë për vendimet e vendeve tjera të BE-së. As BE-ja nuk mund të garantojë për pozicionin e Gjermanisë për ndonjë çështje. Megjithatë ne po bëjmë përpjekje që të lëvizim të në drejtim të njohjeve nga këto vende. Megjithatë nuk mund të ketë garanci ligjore se do të sjellim këto njohje. Edhe Lajçaku ka folur me shtetet mosnjohëse të Kosovës dhe kjo është një përpjekje e përbashkët ta çojmë këtë temë përpara”, deklaroi Rohde në RTV Dukagjini.

 

Ambasadori gjerman tha se propozimi evropian synon daljen nga kriza, ndaj sugjeron se s’duhet humbur kohë.

 

“Ne me këtë propozim po dëshirojmë që të dalim nga kjo krizë dhe nuk dëshirojmë të humbim shumë kohë. Duhet t’i tejkalojmë çështje si targat, apo largimin e serbëve nga institucionet, duhet të shohim një fotografi më të madhe të zgjidhjes së problemit”.

Ai tha se shpreson që Kosova do ta kapë momentumin dhe të ecet drejt normalizimit të raporteve mes Kosovës dhe Serbisë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Nuk duhet të shpenzojmë energji për çështje të tjera siç janë fushata për tërheqjen e njohjeve apo çështje tjera si targat apo stikerat. Këta probleme duhet të tejkalohen dhe të ecim tutje”, tha ai.

Ndryshe, Gazeta Online Reporteri.net e ka siguruar ekskluzivisht dokumentin që pesëshja diplomatike e BE’së ia prezantuan Kurtit e Vuçiqit gjatë vizitës së tyre të fundit në rajon.

Dokumenti në fjalë, siç edhe e përshkroi kryeministri Kurti këtë të enjte gjatë ditës, në hyrje të tij ka 5 rreshta si “preambulë” ku njoftohet se ky dokument i përcjellët Kosovës dhe Serbisë nga 5 diplomatët e Perëndimit “si platformë për vazhdimin e dialogut mes Kosovës dhe Serbisë”.

Madje, edhe në këtë dokument bëhet e ditur se 10 pikat e prezantuara tashmë si platformë evropiane bazën e kanë tek i ashtuquajturi plani franko-gjerman, që të dy vendet e morën në formën e “non-paper” në gjysmën e dytë të vitit që shkoi. /Visionpress

Poste të ngjashme

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

26/04/2026, 14:45

LVV-ja kërkoi nga PDK-ja dhe LDK-ja tre emra për President, si propozim “konkret dhe përbashkues” për zgjidhjen e kësaj çështjeje...

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

26/04/2026, 12:54

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj ka përkujtuar daljen e parë publike të UÇK-së, duke theksuar rëndësinë e zonës së Drenocit...

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

26/04/2026, 12:52

Në 27-vjetorin e rënies heroike, komuna e Vushtrrisë ka përkujtuar dëshmorët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, Arsim Muzaqi, Rrustem Hyseni,...

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

26/04/2026, 12:23

Inspektorati Qendror i Punës ka ndërmarrë një aksion të jashtëzakonshëm inspektues në sektorët me rrezikshmëri të lartë në të gjithë...

Bedri Hamza: Pensionet i rrisim 70%, pagat 50% dhe me grante deri në 30% i përkrahim investimet e bizneseve

Hamza shpreh shqetësim për sulmin ndaj presidentit Trump në Washington

26/04/2026, 12:07

Kryetari i PDK-së, Bedri Hamza, ka reaguar pas sulmit me të shtëna armësh në Washington Hilton, në darkën e korrespodentëve...

Lajmi i fundit

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

Kurti s’i përgjigjet Abdixhikut për emrin e Osmanit për Presidente, në LVV përsërisin kërkesën për “tre emra”

26/04/2026, 14:45
Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

Haradinaj kujton daljen publike të UÇK-së dhe rolin e Drenocit në luftën çlirimtare

26/04/2026, 12:54
Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

Në 27-vjetorin e rënies përkujtohen dëshmorët e Betejës së Majdanit

26/04/2026, 12:52
Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

Brenda dy ditëve në 27 raste ndalohen punimet në objekte ndërtimi

26/04/2026, 12:23
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv