https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Apetiti” del me reagim pas dyshimeve se shitën mishin e Brazilit në Shqipëri për të Kosovës

“Apetiti” del me reagim pas dyshimeve se shitën mishin e Brazilit në Shqipëri për të Kosovës

Kompania “Apetit” ka reaguar pas raportimeve se mishin e Brazilit e shiti në Shqipëri për të Kosovës.

“Pas publikimit dhe shpërndarjes ditën e djeshme të disa lajmeve krejtësisht të pavërteta dhe tendencioze, Apetit Shpk ndihet e detyruar të adresojë në mënyrë të menjëhershme pasaktësitë dhe të japë qartësi për këtë çështje për të parandaluar dezinformatat në publik.

 

E themeluar 41 vjet më parë, Apetit Shpk është kompania e vetme që realizon një zinxhir të mbyllur furnizimit nga Ferma, Thertorja dhe Përpunimi. Vetëm në vitin 2023, operacionet tona çuan në therjen e 6093 krerë bagëti, duke prodhuar mbi 4 milionë kilogramë mish. Angazhimi ynë për cilësinë dhe përsosmërinë në prodhimin e mishit ka qenë i palëkundur gjatë gjithë historisë sonë”, thuhet në reagim.

 

Kompania “Apetit” më tej thotë se në përpjekjet e tyre për të zgjeruar dhe diversifikuar rrugët e komercializimit për produktet, kanë eksploruar me zell tregjet përtej Kosovës. Shqipëria, ndër të tjera, është identifikuar si një treg strategjik për ofertat tona.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

 

“Në rastin e publikuar nga një media shqiptare, të dërguar në mënyrë tendencioze, ne jemi dakorduar që të eksportojmë rreth një ton mish viçi, prodhim i thertores tonë. Megjithatë, në videon e publikuar, me qëllim dekurajimin e depërtimit tonë në tregun shqiptar duke krijuar një imazh të pavërtetë tek publiku, ata kanë publikuar një video ku diskutohet për dy artikuj të ndryshëm, ndër ta edhe biftekun e importuar nga Amerika e Jugut të cilin ne e ofrojmë në treg me kushte të tjera.

 

Ndryshe nga këto publikime të fundit, Apetit Shpk mohon kategorikisht çdo pretendim për sjellje të pahijshme ose keqpërdorim në operacionet tona. Ne sigurojmë klientët tanë, palët e interesuara dhe publikun e gjerë që proceset tona i përmbahen standardeve më të larta të cilësisë, sigurisë dhe transparencës. Objektet dhe procedurat tona i nënshtrohen mbikëqyrjes dhe inspektimit rigoroz nga autoritetet përkatëse shtetërore, duke përfshirë AVUK, Doganat dhe ATK”, thuhet tutje.

 

 

“Është për të ardhur keq që akuza të tilla të pabaza janë shfaqur në media. Ne u bëjmë thirrje gazetarëve dhe organeve të medias që të respektojnë parimet e gazetarisë së përgjegjshme duke verifikuar faktet përpara publikimit. Raportimi i pasaktë jo vetëm që cenon reputacionin e bizneseve si i yni, por rrezikon edhe besimin e komunitetit të cilit i shërbejmë. Në të njëjtën kohë konstatojmë me keqardhje të thellë se kjo fushatë denigruese nuk është e para që u bëhet kompanive kosovare që tentojnë të hyjnë në tregun e shtetit Amë, ndërkohë që kompanive të tjera nga rajoni nuk u bëhet një sulm i tillë.

ADVERTISEMENT
https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/ https://www.kujtesa.com/

Për pyetje apo sqarime të mëtejshme në lidhje me këtë çështje, ftojmë individët e interesuar të na kontaktojnë drejtpërdrejt, si dhe të na vizitojnë në hapësirat tona. Apetit Shpk mbetet e përkushtuar ndaj transparencës, integritetit dhe ofrimit të produkteve të cilësisë më të lartë për klientët tanë të çmuar”, thuhet më tej.

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUVK) ka marrë masa kundër kompanisë “Apetiti ‘Sh.P.K’, duke ia ndaluar eksportin e produkteve të mishit.

Zëdhënësi i AUVK, Lamir Thaçi kishte thënë se vendimi ka ardhur pasi u konfirmua se kompania në fjalë ka blerë mish nga Brazili dhe e ka shitur në Shqipëri si produkt me origjinë nga Kosova, së bashku me falsifikimin e dokumenteve në bashkëpunim të dyshimtë me inspektorë të shtetit.

Post Views: 663

Poste të ngjashme

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

14/05/2025, 16:14

Një aksident i rëndë trafiku ka ndodhur sot rreth orës 13:00, në kilometrin e 7-të të Autostradës “Ibrahim Rugova”, në...

Votat në përfaqësitë diplomatike në Kanada: VV-ja i deklason partitë tjera

Votat në përfaqësitë diplomatike në Kanada: VV-ja i deklason partitë tjera

26/02/2025, 20:20

Lëvizja Vetëvendosje e Albin Kurtit i ka lënë shumë prapa me vota partitë e tjera kundërshtare në përfaqësinë diplomatike në...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Policia e Kosovës me aksion, arrestohen dy persona për posedim të narkotikëve

23/02/2025, 10:24

Policia e Kosovës ka njoftuar se janë arrestuar dy persona për shitblerje të narkotikëve. Të njëjtëve iu është sekuestruar 50...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një grua gjendet e vdekur në banesën e saj

24/01/2025, 17:18

  Një grua është gjetur pa shenja jete të enjten në banesën e saj në rrugën “Aleksandër Mojsiu” në Gjakovë....

Kolona të gjata në pikat kufitare – Qytetarët po përballen me pritje deri në 5 orë

Kolona të gjata në pikat kufitare – Qytetarët po përballen me pritje deri në 5 orë

04/01/2025, 18:17

Ministria e Punëve të Brendshme, ka përditësuar të dhënat për gjendjen në pikat kufitare, ku ka njoftuar se pritjet e...

Lajmi i fundit

Dalin në shitje biletat e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës

Dalin në shitje biletat e ndeshjes finale të Kupës së Kosovës

14/05/2025, 16:18
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident me fatalitet në Autostradën “Ibrahim Rugova”- Kjo është 32 vjeçarja që mbeti e vdekur

14/05/2025, 16:14
Për një javë raportohen 9 raste të fruthit në Kosovë, IKSHPK: Më të rrezikuarit fëmijët e pavaksinuar

Për një javë raportohen 9 raste të fruthit në Kosovë, IKSHPK: Më të rrezikuarit fëmijët e pavaksinuar

14/05/2025, 15:53
Abdixhiku: Jemi të fundit në arsim

Abdixhiku – Rohdes: Qeveria e tranzicionit, e domosdoshme për të tejkaluar ngërçin aktual

14/05/2025, 15:31
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv