https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

​Aprovohen dorëheqjet e policëve serbë, jo të gjithë kanë dorëzuar pajisjet

​Aprovohen dorëheqjet e policëve serbë, jo të gjithë kanë dorëzuar pajisjet
Share on FacebookShare on Twitter

Kryeshefi ekzekutiv i Inspektoratit Policor të Kosovës, Kushtrim Hodaj thotë se po zhvillojnë hetimeve për organizimin e dorëheqjeve të policëve në veri. Ai bën të ditur se tashmë të gjitha dorëheqjet janë aprovuar nga Policia e Kosovës, për shkak të kalimit të afatit 30 ditor. Hodaj ka paralajmëruar inicimin e procedurave ndaj ish-zyrtarëve, pasi jo të gjithë kanë dorëzuar pajisjet.

Në intervistën për KosovaPress, Hodaj thekson se ka pasur edhe presione ndaj policëve serbë për të dhënë dorëheqje.

“Procesi i dorëheqjes apo aprovimi i dorëheqjes është një proces administrativ që zhvillohet në kuadër të Policisë së Kosovës. Mirëpo, ne kemi zhvilluar hetime dhe po zhvillojmë hetime sa i përket përgjegjësve që kanë organizuar mënyrën e organizuar të dorëheqjeve dhe presionit në disa raste që iu është bërë zyrtarëve policorë që të detyrohen të japin dorëheqje. Pasi kanë kaluar të gjitha afatet ku parashihet aprovimi i dorëheqjes prej momentit që paralajmëron dorëheqjen. Sigurisht që Policia na ka njoftuar që të gjitha dorëheqjet tashmë janë aprovuar për shkak të kalimit të afatit 30 ditor dhe tash shumica prej tyre nuk janë më pjesë e Policisë së Kosovës formalisht”, deklaron Hodaj.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Po ashtu, ai thekson se ka raste që përveç uniformës dhe armëve, nuk janë dorëzuar edhe pajisjet tjera të Policisë së Kosovës.

“Sigurisht që shumica e tyre i kanë dorëzuar pajisjet zyrtare të përfshira armë dhe pajisje të tjera. Ka raste, mund të ketë raste ku nuk janë dorëzuar të gjitha pajisjet dhe për këto raste do të iniciohet procedurë për shfrytëzim të pronës zyrtare shtetërore. Sigurisht që Policia e ka listën dhe e ka informacionin dhe do të iniciojë rast për secilin prej tyre, i cili nuk e ka dorëzuar pronën e institucioneve”, shton kryeshefi i IPK-së.

Hodaj sqaron se për këtë policia i ka regjistrat e ish-policëve serbë të cilët nuk kanë bërë një gjë të tillë.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Ka informacione se jo të gjitha pajisjet janë dorëzuar, kryesisht armët janë dorëzuar me sa e di prej shumicës. Mirëpo, kjo është një pjesë që Policia e Kosovës i ka regjistrat dhe i ka informacionet më të sakta për shkak se i ka pranuar kërkesat për dorëheqje dhe i ka aprovuar dorëheqjet bazuar në procedurën që rregullon këtë çështje”, përfundon Hodaj.

Muajin e kaluar, policë, gjyqtarë e punëtorë administrativë kanë dorëzuar dorëheqjet e tyre për të kundërshtuar vendimin për targat. Paralajmërimet e Listës Serbe për largim nga institucionet u bënë pas suspendimit nga puna të drejtorit të Policisë për rajonin e veriut, Nenad Gjuriq.

Poste të ngjashme

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Udhëtimi familjar kthehet në tragjedi në Suharekë: Renaulti bie 38 metra poshtë, shoferi vdes – gruaja dhe dy fëmijët lëndohen

14/09/2026, 7:49

Një udhëtim familjar është kthyer në tragjedi të dielën pasdite në Suharekë, ku një veturë me katër anëtarë të një...

Sot përfundon masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Formimi i institucioneve të reja, PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

14/09/2026, 7:43

Partia Demokratike e Kosovës do t’i drejtohet sot Gjykatës Kushtetuese lidhur me konstituimin e Kuvendit dhe formimit të Qeverisë Kurti...

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58

Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për...

Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57

Një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë dje pasdite. Policia tha se u njoftua për një grua të...

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia. Gjatë këtij takimi...

Lajmi i fundit

51 aksidente fatale nga janari deri në korrik, 58 viktima

Udhëtimi familjar kthehet në tragjedi në Suharekë: Renaulti bie 38 metra poshtë, shoferi vdes – gruaja dhe dy fëmijët lëndohen

14/09/2026, 7:49
Sot përfundon masa e përkohshme nga Gjykata Kushtetuese për Kuvendin e Kosovës

Formimi i institucioneve të reja, PDK sot i drejtohet Gjykatës Kushtetuese

14/09/2026, 7:43
Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58
Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv