https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Arrestohen 10 kosovarë në portin e Durrësit, trafikonin të mitur drejt Italisë si një ekip sportiv,

Arrestohen 10 kosovarë në portin e Durrësit, trafikonin të mitur drejt Italisë si një ekip sportiv,
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

10 shtetas kosovarë janë arrestuar ditën e sotme në Portin e Durrësit pasi janë kapur në flagrancë duke tentuar të trafikojnë drejt Italisë një grup prej 16 fëmijësh të mitur.

Blutë bëjnë me dije se vetë trafikuesit dhe fëmijët e mitur janë kamufluar si anëtarë të një ekipi sportiv.

Të miturit janë prezantuar si ekip sportiv, ndërsa të arrestuarit janë prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit sportiv.

Gjithashtu mësohet se fëmijëve u janë marrë nga 3 deri në 4 mijë euro për kalimin e tyre.

Njëri prej të arrestuarve si organizatori i kësaj veprimtarie kriminale, i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro.

Njoftimi i policisë:

Port Durrës/Finalizohet operacioni “Ekipi”, për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufijve.

Operacioni u zhvillua nga Policia Kufitare Durrës dhe Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme në DVP Durrës.

Tentuan që të kalonin drejt Italisë, 16 shtetas të mitur, kundrejt fitimit 3000-4000 euro për secilin, duke u kamufluar si pjesë e një ekipi sportiv, vihen në pranga 10 shtetas.

Të miturit janë prezantuar si ekip sportiv, ndërsa të arrestuarit janë prezantuar si menaxherë, trajnerë dhe fizioterapistë të ekipit sportiv.

Njëri nga të arrestuarit, organizatori i kësaj veprimtarie kriminale. Gjatë kontrollit fizik, këtij shtetasi i janë gjetur dhe sekuestruar 5945 euro.

Shërbimet e Policisë Kufitare, në bashkëpunim me specialistët për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në vijim të kontrolleve të shtuara në PKK Durrës, në kuadër të planit të masave për festat e fundvitit, bazuar dhe në inteligjencën informative për një rast të dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit, kundrejt fitimit, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “Ekipi”, për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale.

Në kuadër të këtij operacioni u arrestuan në flagrancë 10 shtetas:

B. B., 48 vjeç, D. Sh., 32 vjeç, D. G., 36 vjeç, F. B., 21 vjeç, F. Gj., 54 vjeç, A. D., 21 vjeçe, Q. K., 20 vjeçe, E. D., 21 vjeç, A. K., 22 vjeç dhe B. H., 37 vjeç, të gjithë banues në Kosovë.

Të gjithë këta shtetas dyshohet se kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për të ndihmuar 16 shtetas të mitur nga Kosova (të moshës 17 vjeç), që të kalonin në mënyrë të paligjshme drejt Italisë. Shtetasit e arrestuar janë prezantuar si anëtarë të bordit të ekipit sportiv që përbëhej nga 16 shtetasit e mitur që ata po shoqëronin.

Nga veprimet hetimore ka rezultuar se të miturit dhe prindërit e tyre u kanë dhënë këtyre shtetasve, 3000 – 4000 euro, për t’i ndihmuar të miturit që të hynin në Itali, ku më pas dyshohet se do të kërkonin azil.

Gjithashtu, nga veprimet hetimore ka rezultuar se shtetasi B. H. ka organizuar transportimin e shtetasve të mitur dhe të personave të tjerë tashmë të arrestuar, nga Kosova në Kukës dhe më pas në Durrës, me autobusin e një kompanie turistike në Prishtinë. Gjatë kontrollit fizik, Policia i ka gjetur këtij shtetasi 5945 euro, të cilat janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Vijon puna për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale, identifikimin dhe kapjen e personave të tjerë të përfshirë.

Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprën penale “Ndihma për kalim të paligjshëm të kufijve”, kryer në bashkëpunim./Gazeta Express

 

Poste të ngjashme

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02

Zyrtari i AAK-së, Besnik Tahiri, është detyruar që të regojë për një fotografi të montuar të tijën me ish-deputeten Duda...

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39

Kandidatja për presidente nga LDK-ja, Vjosa Osmani, së bashku me kandidatin për kryeministër nga kjo parti, Lumir Abdixhiku, kanë zhvilluar...

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

16/05/2026, 16:38

Kryeministri në detyrë i Kosovës, Albin Kurti, i shoqëruar nga ministri Andin Hoti, me rastin e përvjetorit të 27-të të...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

16/05/2026, 16:07

Një person është arrestuar nga policia në Ferizaj nën dyshimin për kryerjen e veprave penale “Lëndim i rëndë trupor” dhe...

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

Abdixhiku takon strukturat e LDK-së: Fushë Kosova është gati

16/05/2026, 16:06

Kreu i LDK-së, njëherësh kandidati për kryeministër Lumir Abdixhiku ka zhvilluar një takim mobilizues me strukturat e partisë në Fushë...

Lajmi i fundit

Fotografia e montuar me Duda Baljen, Besnik Tahiri detyrohet të reagojë: Njerëzit s’po besojnë që është rrenë

16/05/2026, 21:02
Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

Osmani nga Fushë Kosova: Kur njerëzit bëhen bashkë, ndërtohet rruga përpara

16/05/2026, 16:39
Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

Në përvjetorin e zhdukjes së profesorit Ukshin Hoti, Kurti vizitoi Shtëpinë Muze në Krushë të Madhe

16/05/2026, 16:38
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Arrestohet një person në Ferizaj, sulmoi një burrë dhe kanosi ish-bashkëshorten e tij

16/05/2026, 16:07
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv