https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

AUV: “Vita” nuk ka respektuar vendimin për përbërësit e ndaluar në qumësht

AUV: “Vita” nuk ka respektuar vendimin për përbërësit e ndaluar në qumësht
Share on FacebookShare on Twitter

Agjencia e Ushqimit dhe Veterinarisë (AUV) ka bërë të ditur se komisioni inspektues ka konstatuar se fabrika për përpunimin e qumështit “Vita”, në Istog, ka shkelur vendimin e Ministrisë së Bujqësisë që ndalon përdorimin e qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në produktet e qumështit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Udhëheqësi i Zyrës së AUV-së në Prizren, Durak Zyrapi, tha para gazetarëve se konstatimi është bërë në bazë të gjetjeve të inspektorëve që kanë qenë në terren.

“Ne si komision kemi konstatuar, në bazë të gjetjeve të inspektorëve që kanë qenë në terren, se subjekti në fjalë ka shkelur vendimin e ministrit, ku ndalohet përdorimi i qumështit pluhur, vajit të palmës, hirrës dhe përbërësve të tjerë në fabrikat e përpunimit të qumështit. Ky ka qenë konstatimi fillestar i komisionit”, tha Zyrapi.

Ai sqaroi gjithashtu se jo të gjithë anëtarët e komisionit kanë qenë të pranishëm gjatë inspektimit, duke mohuar raportimet se i gjithë komisioni kishte marrë pjesë në kontroll.

“Sa i përket korrektësisë së opinionit dhe disa portaleve që po shkruajnë se kemi qenë të gjithë prezent në inspektim, kjo nuk është e vërtetë. Unë personalisht, edhe pse jam kryesues i komisionit të monitorimit, nuk kam qenë në inspektim brenda objektit; kam qenë jashtë zyrave”.

ADVERTISEMENT
\

“Edhe pesë zyrtarë të tjerë të ministrisë nuk kanë qenë pjesë e këtij zhvillimi. Të tjerët që kanë qenë kompetentë dhe që vijnë nga fushat përkatëse, kanë kryer inspektimin dhe na kanë paraqitur konstatimet e tyre”.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndërkaq, shefi i Inspektoratit Veterinar Kufitar në AUV, Eroll Shehu, tha se procesi i inspektimit në kompaninë “Vita” është zhvilluar në mënyrë transparente.

“Këtë herë, gjatë gjithë kohës kemi pasur kamera përreth dhe tani jemi në proces të pritjes së rezultateve nga laboratori”, tha Shehu para gazetarëve

Poste të ngjashme

Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës

Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës

04/07/2026, 11:51

Ish-kryeministri i Kosovës, Ramush Haradinaj, ka uruar SHBA-në me rastin e 4 korrikut, Ditës së Pavarësisë. Haradinaj ka shkruar se...

Humb jetën 56-vjeçari në një vetaksident në Podujevë

Humb jetën 56-vjeçari në një vetaksident në Podujevë

04/07/2026, 10:25

Një aksident me pasojë vdekjen ka ndodhur pak pas mesnatës në fshatin Gërdoc të Podujevës, ku një 56-vjeçar humbi jetën...

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

04/07/2026, 7:51

Dy persona kanë humbur jetën, ndërsa një tjetër ka mbetur i lënduar si pasojë e një aksidenti të rëndë trafiku...

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

Edhe një kosovar arrestohet nga Serbia

03/07/2026, 15:19

Një shtetas i Kosovës është arrestuar nga Serbia në pikën kufitare Mutivodë, gjatë kthimit nga vendlindja e tij, dhe më...

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve

Kosova dhe Shqipëria nënshkruajnë marrëveshje për lehtësimin e punësimit mes dy vendeve

03/07/2026, 14:43

Takimi im i parë bilateral në nivel ministror jashtë Kosovës nuk mund të kishte një domethënie më të madhe. Ai...

Lajmi i fundit

AUV: “Vita” nuk ka respektuar vendimin për përbërësit e ndaluar në qumësht

AUV: “Vita” nuk ka respektuar vendimin për përbërësit e ndaluar në qumësht

04/07/2026, 12:26
Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës

Haradinaj: 4 korriku është edhe festë e Kosovës, do të jemi gjithmonë përkrah Amerikës

04/07/2026, 11:51
Humb jetën 56-vjeçari në një vetaksident në Podujevë

Humb jetën 56-vjeçari në një vetaksident në Podujevë

04/07/2026, 10:25
Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

Dy të vdekur dhe një i lënduar në një aksident të rëndë në Obiliq, policia jep detaje

04/07/2026, 7:51
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv