Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Mefail Bajqinovci i është gëzuar takimit të kryeministrit Kurti me shefin e CIA-s, William Burns.
Bajqinovci ka kritikuar partitë opozitare për fjalimet e tyre, që sipas deputetit të LVV-së kanë ngjallur pasiguri te populli
Disa opozitar dhe analist janë lodhur duke deklaruar qysh shefi i CIA-s nuk e takon Kryeministrin Kurti duke mbjellë dyshime dhe pasiguri, por faktet flasin vetë. Takimi i kryeministrit Albin Kurti me shefin e CIA-s, William Burns, është një dëshmi e qartë e rëndësisë së Kosovës dhe marrëdhënieve tona strategjike me SHBA-në. Përgjigja më e mirë ndaj spekulimeve opozitare është puna konkrete dhe angazhimi i vazhdueshëm për të mirën e vendit tonë. Kosova ecën përpara, pavarësisht përpjekjeve për të na penguar” – ka shkruar ai në Facebook.







