45 aksidente trafiku e mbi 2000 gjoba trafiku
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 45 aksidente trafiku ku prej tyre 19 me të lënduar...

Bashkimi Evropian ka vlerësuar se situata në veri të Kosovës vazhdon të jetë e brishtë.
Zëdhënësja e BE-së për politikë të jashtme, Nabila Massrali, të martën në konferencë për media, ka thënë se zhvillimet e fundit në Kosovë kanë treguar se sa e rëndësishme është të arrihet normalizimi i marrëdhënieve.
“Ne kemi mirëpritur eskalimin e tensioneve dhe largimin e barrikadave. BE-ja ka luajtur rol aktiv në arritjen e kësaj, në koordinim me SHBA-në dhe KFOR-in. Situatat vazhdon të mbetet e brishtë. Presim nga të gjitha palët që të frenohen e ta ruajnë qetësinë”, ka thënë Massrali.
“T’i evitojnë veprimet që kanë potencial për të kthyer përshkallëzimin apo dhunën. EULEX-i vazhdon ta monitorojë situatën. Zhvillimet e javëve të fundit kanë treguar se sa e rëndësishme është të bëhet progres i vërtetë dhe i pakthyeshëm drejt normalizimit të marrëdhënieve”.
Ajo ka thënë se duhet të zbatohen marrëveshjet e deritanishme dhe se duhet të fillohet me bisedimet për themelimin e Asociacionit.
“Kjo gjithashtu nënkupton zbatim të plotë të marrëveshjeve ekzistuese pa vonesë, duke filluar me kthimin e serbëve në institucione dhe fillimin e diskutimeve për Asociacionin e komunave me shumicë serbe”.
Massrali tha se BE-ja do të vazhdojë të punojë me palët në këtë drejtim dhe se për takimet e ardhshme Kosovë-Serbi “sigurisht do t’i njoftojmë kur duhet”.
Gjatë 24-të orëve të fundit në vendin tonë janë shkaktuar 45 aksidente trafiku ku prej tyre 19 me të lënduar...
Drejtoria e Arsimit në Prishtinë ka njoftuar se procesi mësimor për ditën e sotme është anuluar, për shkak të kushteve...
Një vajzë e mitur 14-vjeçare është therur me mjet të mprehtë nga një 12-vjeçar, pas një mosmarrëveshjeje të ndodhur dje...
Një therrje me thikë ka ndodhur sot në një shkollë fillore në Prizren, ku një 12-vjeçar ka therur me thikë...
Ish-ushtari i UÇK-së, Enver Glloboderi nga Podujeva, ka rrëfyer historinë e takimit me Hami Zejnullahun, bashkëluftëtarin e ri që më...