Një ligjeratë me elemente banaliteti për Gjykatën Kushtetuese, mbajti zëvendëskryeministri Besnik Bislimi në Komisionin ku po shqyrtohet Projektligji për Komisionin e Pavarur të Mediave
Ja çka tha ai, si kundër-përgjigje për PDK-në, deputeti i së cilës Isak Shabani, paralajmëroi se Ligji për KPM-në mund të dërgohet në Kushtetuese.
Bislimi thotë se ‘Gjykatës Kushtetues po i jepen kompetenca që nuk i ka’. Ai tha se ‘që Kushtetuesja të vendosë për këto gjëra, duhet të dalë të kërkojë vota’, shkruan Periskopi.
“Në zgjedhje nacionale subjektet politike garojnë me platforma dhe program dhe pastaj partia politike që fiton zgjedhje, mundohet me i shty ato procese që ia ka premtu elektoratit. Nëse ne themi synim i joni është me e forcu Ushtrine përmes legjislacionit ne forcojmë Ushtrinë.
Me thanë që për mu ligji është ligj vec kur të thotë Gjykata Kushtetuese, është me pretendu që Qeveria e vertetë është Gjykata Kushtetuese, kjo është gabim.
Qeveria bën ligjet, Gjykata Kushtetuese ruan Kushtetutën, nuk është Qeveri, nuk është qeveri paralele.
Nesër keni me pretendu se unë vi në punë në ora 8 vetëm nëse më thotë Gjykata Kushtetuese me ardhë në ora 8.
Unë ulem në karrigen e tretë, vec nëse me thotë Gjykata Kushtetuese me u ulë në karrigen e tretë.
Nuk bën me e veshë Gjykatën Kushtetuese me kompetenca që nuk i takojnë. Sot Gjykata Kushtetuese po vendos sa duhet me qenë koeficienti.
Nuk mundet Gjykata Kushtetuese me e vendosë sa duhet me qenë paga e zëvendëskryeministrit.
Duhet me u bë Qeveri njëherë, me dalë me kërku vota te qytetarët si Gjykatë Kushtetuese tani me thënë unë e caktoj pagën e deputetit, unë vendosi a ka me i pasë KPM shtatë anëtarë apo 11 anëtarë. Nuk mundet me vendosë, Qeveria vendosë”, tha ai./Periskopi/







