Kënaqësi të mirëpres gjimnazistet e shkollës “Aleksandër Xhuvani” që fituan garat Republikane të futsallit.
Vajzat gjimnaziste i përgëzova për punën dhe rezultatet e arritura, si dhe ju dëshirova shumë suksese në përfaqësimin e Kosovës në garat e futsallit që do të mbahen së shpejti.
Gjithashtu i përgëzova edhe profesorët për punën e shkëlqyer, si dhe për sukseset e vazhdueshme të nxënësve në gara të ndryshme sportive brenda e jashtë vendit.