Kryetari i Komunës së Podujevës Shpejtim Bulliqi Sot, me rastin e 17-vjetorit të Pavarësisë së Kosovës, mbajtën seancën solemne në Kuvendin Komunal.
Ai tha se bashkërisht kujtuam sakrificën dhe përpjekjet e brezave që bënë të mundur lirinë dhe shtetësinë tonë.
Në këtë ditë të madhe, nderuam të rënët për liri me homazhe tek komplekset e dëshmorëve dhe para shtatores së Presidentit Rugova dhe veprimtarit të madh të çështjes kombëtare, Adem Demaçi duke u përulur me respekt para sakrificës dhe kontributit të tyre. Pavarësia është amaneti i tyre dhe përgjegjësia jonë për ta forcuar e zhvilluar Kosovën tha Bulliqi.
Urime Dita e Pavarësisë!
Lavdi dëshmorëve të kombit!
Lavdi gjithë të rënëve për lirinë e Kosovës!







