Mbrëmë është prezantuar programi qeverisës për mandatin e ardhshëm 2026-2030, i cili shënon hapin e radhës drejt transformimit të Podujevës. Programi është ndërtuar mbi përvojën e punës gjatë mandatit aktual dhe mbi nevojat e qytetarëve të shprehura çdo ditë.
Në mesin e projekteve madhore përfshihen:
- mësimi gjithëditor për nxënësit,
- zgjidhja përfundimtare e problemit të ujit të pijes,
- ndërtimi i ngrohtores së qytetit,
- impianti i ujërave të zeza,
si dhe projekte të tjera të rëndësishme për zhvillimin e komunës.
Përveç këtyre, prioritet do të mbeten bujqësia, infrastruktura, kultura, sporti dhe mbrojtja e mjedisit.
“Bashkë kemi arritur shumë gjatë këtij mandati dhe bashkë do të arrijmë edhe më shumë në mandatin e ardhshëm, duke e transformuar Podujevën tonë,” u tha në prezantim.