Gjatë ditës së sotme është përfshirë nga zjarri fabrika për grumbullimin dhe përpunimin e pemëve të imëta “V.T Kastrati Shpk”, në Kërpimeh.
Dola në vend ngjarje për të parë nga afër dëmet e shkaktuara të këtij zjarri dhe për tu informuar më shumë rreth shkaqeve të zjarrit, por edhe për ndihmën që mund të ofrojmë për pronarin e kësaj fabrike, Valon Kastrati.
Kjo fabrikë gjatë sezonës ka punësuar rreth 170 punëtorë kryesisht gra, të cilat kanë siguruar të ardhura për veti e familjen. Dëmet janë shumë të konsiderueshme, ku dhe shpreh keqardhje të thellë për këtë katastrofë. Sa i përket shkaqeve të zjarrit jemi duke pritur raportin zyrtar të organeve përgjegjëse.
Valonin e sigurova që do të angazhohemi maksimalisht të jemi pranë tij në këtë kohë të rëndë e uroj që fatkeqësi të tilla të mos përsëriten askund.