https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Buxheti i vitit 2025, LVV thotë se i ka votat, LDK e AAK kundër

Buxheti i vitit 2025, LVV thotë se i ka votat, LDK e AAK kundër

Kryesia e Kuvendit ka vendosur që të hënën të mbahet seancë e re. Në këtë seancë në rend të ditës do të jetë vetëm një pikë, shqyrtimi dhe miratimi i buxhetit të vitit 2025. Pozita thekson se i ka votat për buxhet, kurse LDK dhe AAK thanë se nuk e votojnë atë.

 

Shefja e Grupit Parlamentar i LVV-së, Mimoza Kusari-Lila, tha se LVV i ka votat për miratimin e buxhetit të vitit 2025.

“Nuk është asgjë e re. Të gjitha miratimet që kanë ndodhur në këtë legjislaturë, opozita nuk ka marrë pjesë. Ne, po, i kemi numrat”, tha Kusari-Lila.

Partitë opozitare LDK e AAK thanë se nuk do ta votojnë këtë buxhet. Nga PDK nuk pati deklarime për media.

Arben Gashi, shef i Grupit Parlamentar të LDK-së, tha se nuk do ta votojnë buxhetin, ngase, sipas tij, ka probleme serioze.

ADVERTISEMENT

“Jo ne nuk e votojmë. Do të japim propozimet tona dhe nëse ato do të merren në konsideratë e shohim si mundësi. Ky buxhet i ka edhe dy probleme serioze.  E para ndryshim ndërhyrja e buxhetit të shtetit në ligjin për paga të sektorit publik”, tha Gashi

Edhe shefi i deputetëve të AAK-së, Besnik Tahiri, tha se nuk do ta votojnë buxhetin e vitit të ardhshëm, të cilin e ka cilësuar si varrosje e shpresës së 80 mijë njerëzve.

“Ne nuk e votojmë këtë buxhet. Ky buxhet është letërnjoftimi i kësaj qeverie që i ka mbajtur pezull për katër vite fillimisht me ligjin për paga e pastaj me koeficientin. Bie ndesh me të gjitha kriteret qe ne synojmë ti përmbushim”, tha Tahiri.

Në deklarimet për media, përfaqësuesit politikë kanë folur edhe për dialogun.

Lidhur me dialogun Kosovë-Serbi, Kusari-Lila tha se Qeveria është dakorduar për marrëveshjet e Ohrit dhe Brukselit.

Duke folur për asociacionin, Arben Gashi tha se nuk do të lëshohet në komente, meqë, siç u shpreh ai, nuk e ka parë reagimin e BE-së.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Nuk e kam parë reagimin e BE-së, andaj nuk do të lëshohem në komente”, deklaroi Gashi. Megjithatë ai tha se qeveria aktuale e ka pranuar marrëveshjen e Ohrit dhe Brukselit të cilat, sipas tij, janë antikushtetuese.

Kurse , Besnik Tahiri tha se BE-ja duhet t’i heq sanksionet ndaj Kosovës.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

“Çështja e parë është që BE-ja të largojë sanksionet. Nuk ka logjikë që ne të kemi sanksione e Serbia pas Banjskës, pa sanksione”, deklaroi Tahiri.

Sa i përket Asociacionit, Tahiri tha se qeveria e ka pranuar atë.

Post Views: 253

Poste të ngjashme

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

12/07/2025, 8:13

Një person është arrestuar të premten në mbrëmje në Ferizaj, pasi i njëjti kishte sulmuar dy zyrtarë policorë. Rasti ka...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Vdes foshnja 9 muajshe që dyshohet se ishte ngulfatur në djep

12/07/2025, 7:55

Nuk janë të rralla rastet kur fëmijët bien viktimë e rrethanave tragjike brenda ambienteve familjare, që për pak çaste mund...

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

11/07/2025, 18:30

Kryetari aktual i Podujevës dhe kandidati i VV-së edhe për një mandat në këtë komunë, Shpejtim Bulliqi, ka thënë se...

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

11/07/2025, 16:26

Korporata Energjetike e Kosovës ka thënë se pas 30 korrikut, të gjitha kompanitë që nuk kanë lidhur marrëveshje me ndonjë...

Policia gjen furgonë të braktisur me mall të kontrabanduar

Shkarkohen tre komandantë të stacioneve policore në Pejë, Suharekë dhe Klinë

11/07/2025, 15:35

Betimi për Drejtësi” merr vesh se tre komandantë të stacioneve policore janë shkarkuar: Komandanti i Policisë në Pejë, Idriz Atashi;...

Lajmi i fundit

Policia bastis lokalin me muzikë live ‘Hawana’ në Sfeçël të Podujevës, dy persona kapen me thika

Një qytetar i bën për spital dy policë, nuk i lejoi t’ia arrestonin djalin

12/07/2025, 8:13
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Tragjike: Vdes foshnja 9 muajshe që dyshohet se ishte ngulfatur në djep

12/07/2025, 7:55
Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

Bulliqi: Është kërkesa e Kurtit që të kandidoj edhe për një mandat

11/07/2025, 18:30
KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

KEK-u, bizneseve: Pas 30 korrikut mbesin pa rrymë nëse s’keni kontratë me furnizues të licencuar

11/07/2025, 16:26
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv