Që nga ora 09:30 e mëngjesit të sotëm, Prokuroria Speciale është duke e intervistuar Koordinatorien e Komiteteve në Lëvizjen Vetëvendosje, Dejona Mihali.

Prokuroria Speciale ka konfirmuar se Mihali po intervistohet në cilësinë e dëshmitares.
“Pas interesimit për të marr informacion nga një numër i madh i gazetarëve, Prokuroria Speciale informon se sot, Dejona Mihali, është paraqitur në Prokurorinë Speciale me ftesë të kësaj prokurorie. E njëjta është duke u intervistuar në cilësinë e dëshmitares për disa çështje penale, të cilat kjo prokurori i ka në hetim”, thuhet në një përgjigje për mediat.






