https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Deklaroi shqip se “Kosova është Evropë”, deputeti ukrainas javën tjetër vjen në Prishtinë

Deklaroi shqip se “Kosova është Evropë”, deputeti ukrainas javën tjetër vjen në Prishtinë
Share on FacebookShare on Twitter

Deputeti nga Ukraina, Oleksiy Goncharenko i cili bëri bujë të madhe me fjalimin e tij në Këshillin e Evropës ku bëri thirrje për njohje të Kosovës, javën tjetër do të jetë për vizitë në Prishtinë.

Goncharenko do të arrij në Kosovë më 27 tetor, ku do t’u drejtohet deputetëve dhe qytetarëve të Kosovës me një fjalim në Kuvend.

Këtë e ka konfirmuar për Telegrafin vetë deputeti ukrainas.

“Po më 27 tetor do të jem në Kosovë ku do të flas në Kuvendin e Kosovës. Gjithashtu planifikoj të kem një takim me presidenten Vjosa Osmani dhe kryeministrin Albin Kurti”, u shpreh Goncharenko.

Ai bëri të ditur se ftesën për të vizituar Kosovën e ka marrë nga deputeti i LVV-së, Haki Abazi.

https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/ https://urbancorner-ks.com/

Një gjë të tillë e ka konfirmuar për Telegrafin edhe deputeti Haki Abazi. “Po është e vërtetë që e kam ftuar për vizitë”, ka thënë shkurt Abazi.

ADVERTISEMENT

Ditë më parë në një intervistë për Telegrafin, deputeti ukrainas tha se shpreson që Kosova vitin e ardhshëm të pranohet si anëtare në Këshillin e Evropës.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Po, mendoj që anëtarësimi i Kosovës në Këshill të Evropës është afër, dhe shpresoj vitin tjetër do të jetë e mundur që Kosova të pranohet dhe të bëhet pjesë e këtij Këshilli dhe unë do ta mbështes këtë”, u shpreh Goncharenko.

Në fjalimin e së martës në Këshill të Evropës, Goncharenko, u shpreh se Kosova duhet të njihet nga 12 vendet e Këshillit të Evropës që ende s’e kanë njohur.

“Po ju drejtohem, ju lutem ta njihni këtë vend (Kosovën) si shtet të pavarur siç luftuan ata për të ardhmen e tyre, për pavarësinë e tyre dhe duhet të ulen këtu së bashku me ne, të jenë pjesë e Këshillit të Evropës dhe vetëm kështu ne mund të bëhemi më të fortë”, tha ai, derisa në gjuhën shqipe tha “Kosova është Evropë”. /Telegrafi/

Poste të ngjashme

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

FESTAT E FUNDVITIT: Ja kur përfundon gjysmëvjetori i parë

22/11/2026, 9:19

Festat e fundvitit Krishtlindjet dhe Viti i Ri, po afrohen dhe bashkë me të edhe disa ditë pushimi. Nxënësit do...

Veturën që harroi ku e parkoi, e raportoi si të vjedhur – ia gjejnë “Meraklitë e kerreve”

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

22/11/2026, 9:06

Një grua në Podujevë ka raportuar se i është vjedhur vetura me targa vendore, të cilën e kishte parkuar në...

Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

21/11/2026, 17:19

Sot, me një akademi përkujtimore, Prishtina nderoi veprën e Xhavit Ahmetit, i cili mbetet në themelet e përpjekjes për liri,...

Vjollca Haxhiu nuk ndalet me muzikë as brenda BBVK-së, vjen me duetin “Te shoku” me Shkelzen Jetishin

Vjollca Haxhiu nuk ndalet me muzikë as brenda BBVK-së, vjen me duetin “Te shoku” me Shkelzen Jetishin

21/11/2026, 16:57

Këngëtarja e njohur Vjollca Haxhiu, e cila aktualisht është pjesë e shtëpisë më të madhe në vend, Big Brother VIP...

Mehmeti-Selimi në NATO: Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë

Mehmeti-Selimi në NATO: Jemi të gatshëm të japim kontributin tonë të drejtpërdrejtë

21/11/2026, 16:49

Dy deputetet, Shqipe Mehmeti-Selimi dhe Besa Kabashi-Ramaj, morën pjesë në sesionin e 72-të të Asamblesë Parlamentare të NATO-s. Në një...

Lajmi i fundit

AKK: Shkollat hyjnë në javën e dytë pa dokumentacionin bazë pedagogjik

FESTAT E FUNDVITIT: Ja kur përfundon gjysmëvjetori i parë

22/11/2026, 9:19
Veturën që harroi ku e parkoi, e raportoi si të vjedhur – ia gjejnë “Meraklitë e kerreve”

Gruas në Podujevë i vidhet vetura në bodrumin e një marketi

22/11/2026, 9:06
Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

Kryeqyteti nderon Xhavit Ahmetin në 30-vjetorin e ndarjes nga jeta

21/11/2026, 17:19
Vjollca Haxhiu nuk ndalet me muzikë as brenda BBVK-së, vjen me duetin “Te shoku” me Shkelzen Jetishin

Vjollca Haxhiu nuk ndalet me muzikë as brenda BBVK-së, vjen me duetin “Te shoku” me Shkelzen Jetishin

21/11/2026, 16:57
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv