https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Denoncoi veprimet e Serbisë ndaj kosovarëve, ministria e Gërvallës i jep vërejtje diplomatit Haxholli në Beograd

Denoncoi veprimet e Serbisë ndaj kosovarëve, ministria e Gërvallës i jep vërejtje diplomatit Haxholli në Beograd
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
Denoncoi veprimet e Serbisë ndaj kosovarëve, ministria e Gërvallës i jep vërejtje diplomatit Haxholli në Beograd
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/
Sekretari i Zyrës Ndërlidhëse të Kosovë në Beograd, Fatmir Haxholli, ka marrë një vërejtje të çuditshme nga Ministria e Punëve të Jashtme, e cila udhëhiqet nga Donika Gërvalla.
Haxholli, i cili vazhdimisht ka denoncuar veprimet e shtetit të Serbisë ndaj qytetarëve të Kosovës, ka bërë me dije se vërejtja me shkrim e MPJD-së nuk ka arsyetim përmbajtësor.
Në profilin e tij në Facebook, ai është shprehur i befasuar me këtë vërejtje.
“Për reagimet dhe deklarimet e mia të vazhdueshme në mbrojtje të interesit publik, qytetarë dhe para së gjithash në mbrojtje të interesit shtetëror, unë sapo mora një Vërejtje me shkrim nga MPJD. Njëherësh për dallim prej pafund rekomandimeve, referencave, e vlerësimeve, në MPJD dhe jashtë saj, kjo është Vërejtja e parë në përvojën time profesionale, institucionale. Uroj që kjo të jetë edhe e fundit”, ka shkruar ai.
Ai ka vlerësuar se ka menduar që për veprimet e bëra do të vlerësohej e jo të dënohej.
“Më duhet ta them që nuk kam pritur që duke qenë i zëshëm kundër veprimeve të Serbisë, do të vlerësohem apo avancohem në ndonjë mënyrë, dhe as që ka qenë qëllim i imi diçka e tillë, por më duhet ta them dhe ri-përserisë, që edhe sikur masa korrigjuese ndaj meje të ishte vet suspendimi dhe largimi nga MPJD, në asnjë rast, nuk ushqej asnjë dilemë, që në të gjitha komunikimet e mia pararake, unë të veproja njësoj, përsëri”, ka shkruar ai.
“Për fund, përderisa në Serbi bëhet garë se kush pronocohet më shumë dhe më ashpër kundër Republikës së Kosovës, pa asnjë argument dhe pa asnjë të drejtë, me mirëkuptim do t’i kërkoja hirearkisë së MPJD-së, porositësit dhe shqiptuesit, se ku, kur dhe në cilin aspekt, deklarimet e mia kanë shkuar ndesh me mandatin e Zyrës dhe me prioritetet e MPJD-së”, ka shkruar Haxholli.
Më tej, ai ka treguar se nuk do të ankohet ndaj vërejtjes së dhënë.
“Në mungesë të një arsyetimi eventual përmbajtësor, unë Vërejtjen ndaj meje me dokumente/dëshmi shoqëruese sikurse jane postimet e mia bashklidhur asaj, do t’i mbaj si si Referencë dhe Rekomandim, e kësisoj nuk do t’i ankimoj juridikisht. Ju falenderoj që së paku përmes Vërejtjes njohët punën time, sepse në një kulturë ndëshkuese dhe përjashtuese, do të befasohesha vetëm nga një mirënjohje a vlerësim”, ka shkruar ai./Shekulli.info

Poste të ngjashme

Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani

Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani

18/04/2026, 13:05

Ushtruesja e Detyrës së Presidentes së Republikës së Kosovës, Albulena Haxhiu, ka bërë homazhe tek varrezat e Dëshmorëve në Velani,...

Krerët e institucioneve nderojnë dëshmorët e Kryeqytetit

Krerët e institucioneve nderojnë dëshmorët e Kryeqytetit

18/04/2026, 12:17

Në Ditën e Dëshmorëve të Komunës së Prishtinës, pran shtatores së Zahir Pajazitit në kryeqytet, krerë institucionesh shtetërore po bëjnë...

Haxhiu: Nderojmë veprën e Zahir Pajazitit, dëshmorët ngritën lartë shpresën që vendi jonë mund të ketë liri

Haxhiu: Nderojmë veprën e Zahir Pajazitit, dëshmorët ngritën lartë shpresën që vendi jonë mund të ketë liri

18/04/2026, 11:39

U.d presidentja, njëherit kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu ka përkujtuar figurën e dëshmorit Zahir Pajaziti, duke vlerësuar jetën dhe veprën...

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30

Çmimet në Kosovë po vazhdojnë të rriten, e me to po rëndohet jeta e qytetarëve. Sipas raportit të fundit zyrtar,...

Shpejtim Bulliqi deklaron pasurinë, mbi 28 mijë euro kursime

Kryetari Bulliqi ngushëllon familjen Sherifi për humbjen tragjike të Granitit

17/04/2026, 20:19

    Kryetari i Komunës së Podujevës, Shpejtim Bulliqi, ka shprehur dhimbjen e tij për ndarjen nga jeta të Granit...

Lajmi i fundit

Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani

Haxhiu bën homazhe te Varrezat e Dëshmorëve në Velani

18/04/2026, 13:05
Krerët e institucioneve nderojnë dëshmorët e Kryeqytetit

Krerët e institucioneve nderojnë dëshmorët e Kryeqytetit

18/04/2026, 12:17
Haxhiu: Nderojmë veprën e Zahir Pajazitit, dëshmorët ngritën lartë shpresën që vendi jonë mund të ketë liri

Haxhiu: Nderojmë veprën e Zahir Pajazitit, dëshmorët ngritën lartë shpresën që vendi jonë mund të ketë liri

18/04/2026, 11:39
Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

Konfirmon deputeti i VV-së: Qeveria po përgatit një pako për të ndihmuar qytetarët!

17/04/2026, 20:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv