https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php https://etc-ks.com/magazina.php

“Deputet i Zajednicës”, Frashër Krasniqi i shkon në tavolinë deputetit Armend Muja – VIDEO

Aktivisti i Partisë Socialdemokrate (PSD) Frashër Krasniqi, i ka shkuar në tavolinë deputetit të Vetëvendosjes, Armend Muja, derisa po pinte kafe diku në Prishtinë.

Krasniqi derisa po e xhironte Mujën, iu drejtua me fjalët “Përshëndetje deputet i Zajednicës”.

Në ndërkohë, në shumicën e kohës Muja qëndroi i heshtur.

“Përshëndetje zotëri deputet i Zajednicës, a po na kallzoni qysh ju premtut për KiE që do ta bëni Zajdenicës, qysh keni me komentu? Pe bëni d.m.th., dhe nuk po ju vjen marre. A ti gjith ke menu që Zajednica është gjë e mirë, se më kujtohet kur e quajshe VV-në terroriste kur e kundërshtojke Zajdenicën, dmth s’ju vjen marre? I keni premtu për një KiE, doni me bë Zajednincën, autonominë këtu. S’po ju vjen marre”, ishin fjalët e aktivistit të PSD-së, Frashër Krasniqi drejtuar deputetit Muja.

ADVERTISEMENT

Poste të ngjashme

Lajmi i fundit