https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Deputeti i GUXO-s thotë se Gërvalla s’do të jetë dhe nuk duhet të jetë më ministre e Jashtme

Deputeti i GUXO-s thotë se Gërvalla s’do të jetë dhe nuk duhet të jetë më ministre e Jashtme

Deputeti i Kuvendit nga Lista GUXO, Burim Meta, i cili drejton edhe degën e kësaj partie në Ferizaj, theksoi se në të ardhmen mund të ketë përçarje të reja mes GUXO-s dhe qeverisë, sidomos lidhur me ministren Donika Gërvalla.

Ai tha Gërvalla mund të mos jetë më ministre e Jashtme, e madje theksoi se edhe “nuk duhet të jetë”.

“Ne në të ardhmen do të kemi një përçarje tjetër, tani mes partisë GUXO dhe qeverisë, kur ministrja Gërvalla natyrisht nuk do të jetë ministre e Punëve të Jashtme të Diasporës, për shkak se nuk duhet të jetë ministre e Punëve të Jashtme dhe Diasporës”, tha Meta për ATV.

Meta la të kuptohet se ky qëndrim mund të sjellë mosmarrëveshje të reja mes partnerëve në qeveri, duke vënë në pikëpyetje edhe rolin e Gërvallës në skenën diplomatike.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tutje, ai tha se kjo parti ka marrë një drejtim që po dëmton identitetin dhe kauzën për të cilat është krijuar.

ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai vlerësoi se mospërfshirja e strukturave dhe veprimet e bashkëkryetarëve po minojnë besimin e anëtarësisë.

“Është një mbyllje e partisë, është dëmtim i kauzës përmbi të cilat është krijuar partia GUXO, është largim nga identiteti dhe dinjiteti i saj politik partiak. Është rrënim i maksimës apo motës që e ardhmja i u takon atyre që guxojnë, të cilët pikërisht dy bashkëkryetarët, Peci dhe Gërvalla, nuk guxuan asnjëherë që të merren me partinë, që të merren me strukturat e partisë”, tha Meta.

Meta paralajmëroi se pakënaqësi të ngjashme po shfaqen edhe në degë tjera si Peja, duke ngritur shqetësime për drejtimin e ardhshëm të GUXO-s.

Dega e partisë GUXO në Ferizaj, gjatë ditës së sotme, lëshoi një deklaratë për opinionin, duke njoftuar pushimin e aktivitetit të saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025.

“Pas diskutimeve të shumta në frymën e demokracisë së mirëfilltë dhe respektimit të mendimeve të ndryshme, me shumicë votash në kryesi, u mor vendim që Dega e Partisë GUXO – Ferizaj, të tërhiqet plotësisht dhe të pushojë aktivitetin e saj politik me të gjitha strukturat e saja në zgjedhjet nacionale të vitit 2025, duke qenë të vendosur që të qëndrojmë brenda kauzës së saj politike dhe identitetit politik”, u tha mes tjerash në këtë vendim.

Shkaqet që çuan deri te ky vendim, sipas kësaj partie, janë disa, por më kryesorja është “ndjekja e interesave puro personale të dy Bashkëkryetarëve, znj. Donika Gërvalla dhe z. Faton Peci dhe anashkalimi i interesave të partisë, gjë e cila e ka dëmtuar dhe po e dëmton ekzistencën, qëndrueshmërinë dhe përfaqësimin e interesave të përbashkëta të anëtarësisë, duke cenuar dhe vazhdueshmërinë e saj”.

Sipas kësaj deklarate, shkaqe tjera janë edhe “mosrespektimi i propozimit të Këshillit të Përgjithshëm që të mbajmë e të ruajmë identitetin tonë politikë në zgjedhjet nacionale të 9 shkurtit 2025; Shkelja dhe përbaltosja e maksimës dhe motos tonë që: ‘E Ardhmja u Takon Atyre që Guxojnë’; Shkeljet hierarkike partiake; dhe Mbyllja totale dhe mungesa e komunikimit me strukturat partiake”. /Klankosova.tv

Post Views: 180

Poste të ngjashme

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51

  Artisti nga Kosova ka shënuar një sukses të rëndësishëm në skenën ndërkombëtare të artit bashkëkohor, duke u përzgjedhur si...

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42

  Në një akt human dhe fisnik, dy familje kanë zgjatur dorën e pajtimit dhe vendosin të mbyllin një plagë...

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën video:???? https://www.facebook.com/share/v/1G7fLKjpov/?mibextid=wwXIfr

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13

Një ngjarje tragjike ka ndodhur pasditen e kësaj të premte në Labinot-Fushë të Elbasanit, ku dy të mitur kanë humbur...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksident trafiku në Prishtinë, përfshihen një veturë dhe një motoçikletë

18/07/2025, 18:37

Një aksident trafiku ka ndodhur pak më parë në Prishtinë më saktësisht në lagjen Kalabria. Nga pamjet e siguruara nga...

Lajmi i fundit

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

Artisti nga Podujeva finalist në konkursin ndërkombëtar të Artavita – Veprat e tij ekspozohen në SHBA

18/07/2025, 22:51
Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

Familja Hasani fal gjakun e djalit 14-vjeçar të ndjerë Benjamin Hasani

18/07/2025, 22:42
Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

Shalë e Bajgorës – Grumbull derrash të egër shihen duke kaluar rrugën

18/07/2025, 19:16
Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

Ngjarje tragjike në Elbasan, dy të mitur mbyten në lumin Shkumbin

18/07/2025, 19:13
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • Covid-19
  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Covid-19
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv