https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, Shqipëria shënon fluks rekord të sezonit turistik

Deri në 56 mijë pasagjerë në ditë, Shqipëria shënon fluks rekord të sezonit turistik
Share on FacebookShare on Twitter

Autoritetet e Shqipërisë kanë njoftuar se janë duke marrë masa të shtuara për të ofruar siguri për turistët që kanë zgjedhur bregdetin shqiptar për t’i kaluar pushimet e verës.

Sipas tyre, vetëm përmes linjave ajërore, numri i pasagjerëve që zbresin në Aeroportin e Rinasit ka arritur deri në 56 mijë vetëm brenda një dite.

Për këtë drejtues të policisë së shtetit dhe të institucioneve tjera kanë inspektuar zbatimin e masave për menaxhimin e sezonit turistik.

“Gjatë inspektimit u vlerësua angazhimi maksimal i punonjësve të policisë së shtetit dhe i administratës doganore, të cilët po përballojnë me profesionalizëm përpunimin e rreth 50 000 deri në 56 000 pasagjerëve në ditë, duke garantuar njëkohësisht lëvizjen e shpejtë të qytetarëve dhe turistëve, si dhe standarde të larta sigurie”, thuhet në njoftim.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Gjatë sezonit turistik, të gjitha shërbimet e policisë kufitare kanë kaluar në regjim shërbimi 12-orësh, duke rritur me rreth 20% praninë e punonjësve në aeroportin ndërkombëtar të Rinasit.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT

“Gjithashtu, është ulur nga 16 në 12 vjeç mosha minimale e përdoruesve të sistemit të kontrollit automatik e-Gate, duke rritur ndjeshëm numrin e pasagjerëve që përpunohen në mënyrë automatike dhe duke shkurtuar kohën e pritjes. Paralelisht, është përmirësuar dhe përditësuar sistemi TIMS, ndërsa janë riparuar ose zëvendësuar me pajisje të reja kompjuterët, lexuesit e dokumenteve dhe pajisje të tjera të kontrollit kufitar, çka ka rritur më tej shpejtësinë dhe cilësinë e shërbimit.”, thuhet tutje.

Krahas menaxhimit të fluksit, sipas njoftimit, vëmendje e veçantë i është kushtuar parandalimit dhe goditjes së krimeve ndërkufitare, me fokus luftën kundër trafikut të lëndëve narkotike, kontrabandës dhe migracionit të paligjshëm.

Poste të ngjashme

Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar në Gjermani – e kishte vrarë një të burgosur tjetër me grushte e shqelma

Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar në Gjermani – e kishte vrarë një të burgosur tjetër me grushte e shqelma

21/07/2026, 17:04

Ai tashmë po vuan një dënim me burgim të përjetshëm për tentativë vrasjeje. Tani, personi 43-vjeçar është dënuar për vrasje...

Aleanca prezanton logon e re pas zgjedhjes së Kryesisë

Aleanca prezanton logon e re pas zgjedhjes së Kryesisë

21/07/2026, 16:39

Aleanca ka prezantuar logon e saj të re, vetëm një ditë pas mbajtjes së mbledhjes së Këshillit të Përgjithshëm, në...

Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë

Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë

21/07/2026, 16:05

Prokuroria Themelore në Prishtinë, Departamenti për Krime të Rënda, njofton opinionin publik se, në koordinim me Policinë e Kosovës, më...

Gjykata vendos në favor të familjes së ministrit Elbert Krasniqi

Gjykata vendos në favor të familjes së ministrit Elbert Krasniqi

21/07/2026, 15:11

Familja e Ministrit Elbert Krasniqi ka fituar betejën gjyqësore ndaj fqinjit të tyre Sejdo Berisha, i cili në vitin 2023...

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

Paralajmërimi për stuhi, Inspektorati porosit punëdhënësit: Siguroni pajisjet, sidomos kranët në vendpunishte

21/07/2026, 14:14

Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës pak më herët paralajmëroi për paqëndrueshmërinë e motit e vende-vende për stuhi e shi të rrëmbyeshëm....

Lajmi i fundit

Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar në Gjermani – e kishte vrarë një të burgosur tjetër me grushte e shqelma

Dënim i përjetshëm për të burgosurin shqiptar në Gjermani – e kishte vrarë një të burgosur tjetër me grushte e shqelma

21/07/2026, 17:04
Aleanca prezanton logon e re pas zgjedhjes së Kryesisë

Aleanca prezanton logon e re pas zgjedhjes së Kryesisë

21/07/2026, 16:39
Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë

Dyshohet se lejoi importin e biocideve dhe pesticideve të ndaluara, arrestohet një person në Prishtinë

21/07/2026, 16:05
Gjykata vendos në favor të familjes së ministrit Elbert Krasniqi

Gjykata vendos në favor të familjes së ministrit Elbert Krasniqi

21/07/2026, 15:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv