https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Detaje ekskluzive: Rrahja e të moshuarës u planifikua nga tri ish-infermieret – Pelaj kërkoi të filmohej gjithçka

Shihet duke e rrahur një të moshuar, reagon Aurona Pelaj
Share on FacebookShare on Twitter

Dhuna çnjerëzore e ushtruar ndaj 70-vjeçares, M.N., në Shtëpinë e Kujdesit për të Moshuarit ‘Orenda’ në Pejë, ngriti në këmbë gjithë vendin. I gjithë rasti u zbulua pasi pamjet e dhunës u publikuan në rrjete sociale, të cilat u shpërndanë me të madhe dhe nxitën reagime nga të gjithë, raporton Gazeta Sinjali.

Gjykata Themelore në Pejë ka aprovuar gjatë ditës së djeshme kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit në kohëzgjatje prej 30 ditësh ndaj tri ish-infermereve, Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi, të cilat dyshohen se në bashkëkryerje kanë konsumuar veprën penale ‘Sulm’.

Sinjali ka siguruar detaje ekskluzive nga arsyetimi i Prokurorisë Themelore në Pejë për caktimin e masës së sigurisë ndaj tri të dyshuarave, për të cilat thuhet se gjithë aktin e shëmtuar e kishin planifikuar paraprakisht.

Sipas arsyetimit të Prokurorisë, të shtunën e 29 tetorit, e dyshuara Aurona Pelaj, kishte rënë dakord me dy koleget e saj, Altinën dhe Remzien, që me anë të forcës të vënë nën kontroll të moshuarën e cila ishte strehuar prej kohësh në shtëpinë e Kujdesit ‘Orenda’.

Gjithë ngjarjen e planifikuar, Pelaj kërkoi që ta kenë të dokumentuar edhe më anë të incizimeve përmes telefonit, detyrë me të cilën u ngarkua infermierja tjetër, Remzija.

ADVERTISEMENT

Sipas Prokurorisë, ani pse të dyshuarat e kanë ditur gjendjen e rënduar shëndetësore të të moshuarës, nuk kanë hezituar që ndaj saj të përdorin forcë, me ç’rast në bashkëkryerje Altina dhe Aurona teksa xhiroheshin nga Remzija, kanë kapur për dore viktimën dhe të njëjtën më pas Aurona e ka goditur disa herë me shuplaka dhe me gjunjë në bark, siç shihet edhe në pamje.

Dhuna që po ushtronte Aurona ndaj të moshuarës, ishte shndërruar në objekt talljeje për dy koleget e saj, të cilat në pamjet e publikuara dëgjohen duke qeshur me zë dhe duke thënë se kjo është ‘raport për media’.

Remzija në Gjykatë ka mohuar të ketë qenë ajo që ka qeshur me veprimet e koleges të saj, duke thënë se të qeshurat që dëgjohen në sfond, ishin të Altinës dhe të infermieres tjetër, Giltiana Nezirit.

Kërkesën e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit e kanë kundërshtuar avokatët mbrojtës të të dyshuarve.

Sinjali mëson se avokati i Aurona Pelajt, ka deklaruar se video incizimi i publikuar është nxjerrë nga konteksti dhe sipas tij, nuk e paraqet në tërësi ngjarjen reale që ka ndodhur atë ditë. Mbrojtja e Pelajt ka thënë se nuk rasti nuk ka të bëjë me sulm tipik, por me përpjekje për të vënë në kontroll një person të cilin e cilëson me çrregullime mendore dhe agresiv. Ai konsideron se kërkesa e Prokurorisë për caktimin e masës së paraburgimit vjen si pasojë e presionit publik dhe jo për shkak se janë plotësuar kushtet ligjore. Ai ka kërkuar që klientes së tij t’i caktohet një masë alternative e sigurisë, gjë që nuk ndodhi.

Njëjtë e ka kundërshtuar kërkesën edhe avokatja e Altina Rexhepit, e cila ka mbështetur gjithë ‘arsyetimin’ e avokatit të Pelajt.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Po ashtu edhe avokati i Remzie Kuqit, ka thënë se nuk ka prova materiale të cilat dëshmojnë se klientja e tij është e përfshirë në rast. Ai ka kërkuar nga Prokuroria  prova që Kuqi është e përfshirë në përdorimin e forcës ndaj 70-vjeçares.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Pavarësisht deklaratave të avokatëve, gjyqtari i procedurës paraprake e vlerësoi si të bazuar kërkesën e Prokurorisë Themelore në Pejë dhe tri të dyshuarat Aurona Pelaj, Altina Rexhepi dhe Remzie Kuqi janë dërguar në paraburgim për 30 ditë.

Shënim: Personat e apostrofuar në këtë artikull prezumohen të pafajshëm derisa fajësia e tyre të mos provohet me vendim të formës së prerë nga gjykata.

Poste të ngjashme

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

15/09/2026, 19:31

Kur kanë mbetur më pak se 15 orë deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale...

Nesër shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës

Nesër shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës

15/09/2026, 18:20

Drejtoria e Arsimit e Komunës së Prishtinës ka kërkuar që ora e parë e mësimit nesër, më 16 shtator, t’i...

Në prag të verdiktit në Hagë, Prishtina vendos flamurin e UÇK-së “te rrethi”

Në prag të verdiktit në Hagë, Prishtina vendos flamurin e UÇK-së “te rrethi”

15/09/2026, 18:01

Drejtori i Shërbimeve Publike në Prishtinë, Leutrim Retkoceri, ka njoftuar për vendosjen e simbolit të UÇK-së “te rrethin” e Prishtinës....

LAJMI I FUNDIT | Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

LAJMI I FUNDIT | Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

15/09/2026, 14:30

Gazetarja e Klan Kosovës, Rina Mujku, ka raportuar se, vetëm një ditë para shpalljes së aktgjykimit ndaj Hashim Thaçit dhe...

BIK del me njoftim për fillimin e muajit të Ramazanit

Nga sot flamuri i UÇK-së do të valoi nëpër të gjitha xhamitë në Kosovë

15/09/2026, 14:21

Bashkësia Islame e Kosovës ka marr vendim që të gjitha strukturat dhe institucionet e BIK-ut obligohen që të stolisen me...

Lajmi i fundit

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

15/09/2026, 19:31
Nesër shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës

Nesër shkollat e Prishtinës do t’ia kushtojnë orën e parë UÇK-së dhe historisë së luftës për çlirimin e Kosovës

15/09/2026, 18:20
Në prag të verdiktit në Hagë, Prishtina vendos flamurin e UÇK-së “te rrethi”

Në prag të verdiktit në Hagë, Prishtina vendos flamurin e UÇK-së “te rrethi”

15/09/2026, 18:01
LAJMI I FUNDIT | Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

LAJMI I FUNDIT | Një ditë para verdiktit, dy muaj shtesë paraburgim për Veselin dhe Krasniqin

15/09/2026, 14:30
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv