https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Detaje të reja nga grabitja e armatosur e postës “Flex” në autostradën “Ibrahim Rugova”

Detaje të reja nga grabitja e armatosur e postës “Flex” në autostradën “Ibrahim Rugova”

Gazeta Sinjali ka siguruar detaje të reja nga grabitja spektakolare që ndodhi mëngjesin e së premtes në autostradën “Ibrahim Rugova”, në afërsi të daljes për fshatin Duhël, ku shënjestër e sulmit u bë furgoni i postës private “Flex” që transportonte para nga Prizreni për në Obiliq.

Sipas të dhënave nga hetimet fillestare, rreth orës 07:40, Artan Buza rreth 44-vjeçar, menaxher i degës së “Flex”-it në Prizren, ishte nisur me automjetin VW Crafter Kombi, duke transportuar dërgesa postare me përmbajtje monetare. Pak minuta pasi kishte kaluar segmentin e Bllacës, në drejtim të Malishevës, ai është ndjekur nga një veturë e zezë tip VW Golf IV, pa targa, në të cilën gjendeshin tre persona të maskuar dhe të armatosur.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Në një moment, vetura e dyshuar është afruar pranë furgonit të postës dhe njëri nga personat brenda saj ka hapur zjarr me armë zjarri, duke goditur katër herë automjetin e “Flex”-it. Nën breshërinë e plumbave, Buza është detyruar ta ndalojë furgonin në anë të rrugës.

Në atë çast, dy nga grabitësit kanë dalë nga vetura, kanë kërcënuar me armë shoferin dhe i kanë marrë zarfe të vulosura me para, që sipas menaxherit përmbanin 10 mijë e 150 euro. Pas grabitjes, autorët janë larguar me shpejtësi në drejtim të Prishtinës.

Njësitë e Krim-Teknikës dhe Hetimeve Rajonale të Prizrenit kanë dalë menjëherë në vendngjarje, ku është bërë ekspertizë e detajuar. Nga ekzaminimi është konstatuar se furgoni është qëlluar me katër plumba, ndërsa në vendin e ngjarjes nuk janë gjetur gëzhoja, çka ngre dyshime se grabitësit kanë përdorur pajisje për mbledhjen e gëzhojave ose kanë vepruar me kujdes të lartë kriminal. Brenda furgonit janë gjetur dy predha, të cilat janë sekuestruar për analiza balistike.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Hetuesit dyshojnë se grabitja është planifikuar me kujdes, pasi rruga në atë segment nuk ka kamera sigurie dhe koha e zgjedhur për sulmin (rreth orës 07:40) përkon me periudhën kur qarkullimi është minimal.

ADVERTISEMENT

Burime të Sinjalit bëjnë të ditur se po verifikohen të gjitha automjetet e tipit Golf të zi pa targa që mund të jenë parë në lëvizje në drejtim të Prishtinës gjatë orëve të mëngjesit.

Policia është në kërkim aktiv të tre personave të armatosur, ndërsa pista kryesore e hetimit mbetet grabitja e organizuar me motive financiare, e cila sipas burimeve përfshin elementë profesionalë të planifikimit dhe ekzekutimit.

Hetimet po vazhdojnë nën drejtimin e Prokurorisë Themelore në Prizren, ndërsa ekipet e hetuesve rajonalë janë ende në terren.

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

08/11/2025, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Pesë persona humbin jetën për dy ditë në Kosovë

08/11/2025, 8:33

Kosova përgjatë dy ditëve të fundit është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Bëhet fjalë për vdekjen e pesë personave,...

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

07/11/2025, 13:10

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një...

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

07/11/2025, 10:02

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit...

Lajmi i fundit

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

Aksident me fatalitet- vdes këmbësori pasi u godit nga vetura

24/12/2025, 9:50
Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

Bulliqi dhe Kurti vizitojnë ish-kryetarin e Podujevës, Ilaz Pireva

23/12/2025, 16:44
Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

Bizneset në krizë: Dhoma e Tregtisë alarmon për reduktimet e energjisë në gjithë vendin

23/12/2025, 10:02
Zhduket 15-vjeçarja, babai raporton rastin në Polici

Zhduket një vajzë, policia nis hetimet

23/12/2025, 9:11
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv