https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë

Djali i Jakup Krasniqit zbulon çfarë i thoshte babai gjatë takimeve në Hagë
Share on FacebookShare on Twitter

Kur kanë mbetur më pak se 15 orë deri në shpalljen e vendimit të shkallës së parë të Gjykatës Speciale për ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, djali i Jakup Krasniqit, Altini, ka thënë se këto orë do ta kenë një rëndësi shumë të madhe.

Ai tha se lufta e UÇK-së ka qenë e pastër, e drejtë dhe beson se krerët e saj kanë bërë luftë për dinjitetin e popullit shqiptar.

Krasniqi tregoi edhe për mesazhet dhe kurajon që ia ka dhënë i ati, Jakupi, duke thënë se ai është shprehur se lufta e secili bashkëluftëtar ka qenë e drejtë dhe për lirinë e popullit shqiptar.

“Sa herë jemi takuar me babin gjithmonë na ka dhënë motiv dhe na ka dhënë një kurajo. Ka thënë që lufta e UÇK-së, jo veç e jemja, por e secilit ushtar dhe secilit që është duke u gjykuar këtu, ka qenë e drejtë, për dinjitet dhe për lirinë e popullit shqiptar. UÇK-ja ka bërë luftë të pastër edhe nuk ka asnjë vendim që mundet me ndryshuar krenarinë që ka ky popull për këtë Ushtri Çlirimtare të Kosovës”, tha Krasniqi për KosovaPress.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Tutje, ai tha se e ka ëndërruar lirimin e babait të tij dhe se ndiejnë dhimbje pasi ai është në paraburgim, por shtoi se dhimbja më e madhe do të ishte nëse Jakup Krasniqi nuk do të kishte qenë pjesë e UÇK-së.

Normal unë e kam ëndërruar, unë jam shumë krenar për rrugën që ka zgjedhur baba im. Unë normal që ndiej dhimbje, po dhimbja ime më e madhe do të ishte nëse babai im nuk kish qenë pjesës së, pjesë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe pjesë e shtetndërtimit të Kosovës, kështu që jam krenar çfarëdo që vendimi të merret sot, ai dhe shokët e tij kanë me qenë heronjtë e Kosovës dhe kanë me qenë krenaria e jonë”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Krasniqi tutje u shpreh se do ta apelojnë çdo vendim që nuk do të jetë në favor të ish-krerëve të UÇK-së, ndërsa në rast se vendimi nuk është pozitiv, ai duhet marrë me qetësi dhe me maturi.

ADVERTISEMENT

Duhet të jemi bashkë, kjo është përtej politikës, duhet me u larguar prej përçarjeve që i kemi në këto momente si popull, duhet me u bë bashkë edhe vetëm bashkë mundemi me ecur përpara, me zhvilluar vendin tonë edhe me krijuar një vend që është demokratik, po, me krijuar një vend që ec përpara. Ne si familje dhe pjesa e ekipës tonë mbrojtëse do të apelojë çdo vendim që nuk është i drejtë. Besoj që duhet me u marrë me qetësi, me maturi dhe me shikuar çfarë po ndodh nesër. Prova nuk ka, dëshmi nuk ka që e inkriminon luftën e UÇK-së, edhe çdo vendim që nuk është në pafajësinë e tyre është i padrejtë dhe politik”, u shpreh Krasniqi.

Seanca ku do të jepet vendimi i shkallës së parë për Hashim Thaçin, Kadri Veselin, Jakup Krasniqin dhe Rexhep Selimin do të nisë nesër me fillim nga ora 10:00.

Poste të ngjashme

Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë

Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë

13/10/2026, 14:31

Policia e Kosovës ka identifikuar 15 vetura të paregjistruara që qarkullonin në rrugë publike në rajonin e Podujevës, brenda vetëm...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pritet arrestimi i një politikani të njohur në Kosovë

13/10/2026, 14:25

Skena politike vendore në Kosovë pritet të marr kahje tjetër në ditët në vijim. Burime të Indeksonline bëjnë të ditur...

“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

13/10/2026, 10:31

Një vajzë 7-vjeçare ka ndërruar jetë mbrëmë në QKUK. Viktima ishte dërguar me urgjencë në spital vikendin që lamë pas...

U mor në pyetje nga hetuesit policorë, Prokuroria lëshon një urdhër për Gani Gecin

U mor në pyetje nga hetuesit policorë, Prokuroria lëshon një urdhër për Gani Gecin

13/10/2026, 7:14

Prokuroria Themelore në Prishtine e ka ndaluar për 48-orë Gani Gecin, ish-deputetin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, raportoi bazuar në...

Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

Gani Geci e pret jashtë studios televizive, Lirim Mehmetaj: “E kam denoncuar për kërcënim – nuk do ta heqë postimin”

12/10/2026, 21:29

Gazetari Lirim Mehmetaj ka sqaruar për herë të parë rrethanat e përfshirjes në një konflikt me familjen Geci. Ka thënë...

Lajmi i fundit

Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë

Aksion i jashtëzakonshëm në Podujevë, gjenden 15 vetura të paregjistruara për tri orë

13/10/2026, 14:31
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pritet arrestimi i një politikani të njohur në Kosovë

13/10/2026, 14:25
“Ra nga 5-6 metra, lëndimet janë serioze”, flasin nga QKUK për gjendjen e 27 vjeçarit që ra nga kulmi në Ferizaj

E rëndë, ndërron jetë 7-vjeçarja nga Peja që e zuri dollapi

13/10/2026, 10:31
U mor në pyetje nga hetuesit policorë, Prokuroria lëshon një urdhër për Gani Gecin

U mor në pyetje nga hetuesit policorë, Prokuroria lëshon një urdhër për Gani Gecin

13/10/2026, 7:14
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv