Ministri i Punëve të Brendshme të Serbisë, Ivica Daçiq, ka thënë të premten se do të kërkojnë nga Gjermania ekstradimin e Artan Hajrizit, vëllait të Fatonit, i cili dyshohet se ka vrarë një polic serb dhe ka plagosur një tjetër të enjten.
Këto komente, Daçiqi i ka bërë nga vendi ku është vrarë nga policia serbe, Faton Hajrizi, të premten.
“Vëllai i Fatonit gënjeu se Fatoni i kishte vjedhur dokumentet. Ai i dërgoi në Serbi”, ka pretenduar Daçiqi, pasi Artani ka deklaruar se i vëllai ia ka vjedhur dokumentet e tij.
Sa i përket Faton Hazirit, kreu i MPB-së serbe ka deklaruar se është monitoruar me kamera për dy ditë dhe se “është konstatuar se ka vjedhur një biçikletë”.







