Po e fillojmë edhe një tjetër Projekt – Rrugën Podujevë-Bajgorë-Mitrovicë.
Hysen Durmishi thot se kemi filluar procedurat e prokurimit për rehabilitimin e rrugës Regjionale R129, të segmentit Kërpimeh-Bajgorë-Mitrovicë, në vlerë totale prej 4 milionë euro.
Me rastin e fillimit të procedurave për fillimin e punimeve, vizitova lagjen “Tuneli i Parë”, në Mitrovicë, me ç’rast takova banorët e zonës dhe bashkëbiseduam për detajet e projektit. Po ashtu, banorët i informova për të gjitha sanimet e mureve që do të bëhen rreth shtratit të lumit, që janë dëmtuar më parë nga vërshimet.