Emërohet Drejtori i Drejtorisë për Planifikim Urban dhe Mbrojtje të Mjedisit
Liridon Gashi është emëruar Drejtor i Planifikimit Urban dhe Mbrojtjes së Mjedisit në Komunën e Podujevës.
Liridoni ka mbaruar studimet bachelor në Universitetin e Prishtinës, drejtimi arkitekturë. Po ashtu ka përfunduar studimet postdiplomike dhe ka marrë titullin “Master i shkencave të arkitekturës”.
Ai ka punuar punë profesionale në kompani private dhe në pozita menaxheriale në kompani, si dhe ka përvojë në shërbimin civil, në sektorin e urbanizmit në Komunën e Prishtinës. Liridoni ka dhënë një kontribut të çmuar edhe si pjesëtar i shoqërisë civile, aktivist i mjedisit, ka mbikëqyrur punën e Kuvendit të Kosovës dhe ka marrë pjesë në disa nisma legjislative.
Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi e ka uruar për detyrën Liridon Gashin dhe i ka dëshiruar punë të mbarë e suksese në kryerjen e detyrave dhe përgjegjësive të tij.
12.12.2024, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim








