https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

EULEX-i: Nuk kemi marrë përgjegjësi policore në veri – japim këshilla

EULEX-i: Nuk kemi marrë përgjegjësi policore në veri – japim këshilla
Share on FacebookShare on Twitter

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundimin e Ligjit në Kosovë (EULEX) ka bërë të ditur se nuk ka marrë përsipër përgjegjësi policore në veri të Kosovës.

Në një deklarim për Klankosova.tv, EULEX ka thënë se ata janë duke dhënë  këshilla në Drejtorinë e Policisë së Kosovës në Mitrovicë të Veriut dhe katër stacionet policore nën komandën e saj në lidhje me një sërë çështjesh që kanë të bëjnë me ofrimin e shërbimeve policore.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

“Përveç kësaj, Këshilltarja e EULEX-it për Kryeprokurorin e Prokurorisë Themelore të Mitrovicës dhe Këshilltarja e EULEX-it për Kryetarin e Gjykatës Themelore të Mitrovicës janë duke e monitoruar nga afër situatën në këto dy institucione të drejtësisë”, thuhet në përgjigje.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ndër tjera, thuhet se Njësia Policore e Specializuar e EULEX-it (NjPS), e përbërë prej 105 zyrtarëve policorë polakë, ka shtuar më tej patrullimet mobile të vëzhgimit në Kosovën veriore për informim të shtuar të saj rreth situatës.

“NjPS, e cila është e stacionuar në Mitrovicë, është reaguesi i dytë i sigurisë i Kosovës, si pjesë e një mekanizmi treshtresor të reaguesve të sigurisë ku Policia e Kosovës është reaguesi i parë i sigurisë, EULEX është reaguesi i dytë i sigurisë, dhe NATO/KFOR reaguesi i tretë i sigurisë. Si reagues i dytë i sigurisë i Kosovës, EULEX-i mbanë koordinim të ngushtë me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in, përkatësisht reaguesit e parë dhe të tretë të sigurisë së Kosovës. Në rolin e saj si reagues i dytë i sigurisë, NjPS e EULEX-it do të angazhohet vetëm me kërkesë eksplicite të Policisë së Kosovës”, ka deklaruar EULEX për Klankosova.tv.

ADVERTISEMENT

Po ashtu, EULEX deklaron se po monitoron nga afër të gjitha zhvillimet që mund të kenë ndikim mbi sigurinë e Kosovës, si dhe sigurinë e të gjitha komuniteteve në Kosovë.

“Siguria e grave, burrave, vajzave dhe djemve nga të gjitha komunitetet në Kosovë është prioriteti kryesor i EULEX-it dhe ne do të bëjmë atë që është e nevojshme, dhe çdo gjë që duhet, për ta mbështetur stabilitetin e Kosovës, në suaza të mandatit tonë, si dhe për të kontribuar për sigurinë e popullatës së saj. Nëse paraqitet nevoja, Misioni mund të zbarkojë po ashtu një Njësi Rezervë të Policisë së Specializuar për të shtuar forcat e tij në teren dhe kapacitetin operacional”, njofton Klankosova.tv.

Poste të ngjashme

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14

Një shtyllë ka rënë mbi një veturë këtë të enjte në magjistralen Prishtinë-Pejë, konkretisht te Parku Industrial në Drenas. Sipas...

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51

Prokuroria Themelore në Prizren ka kërkuar nga Gjykata caktimin e masës së paraburgimit në afat prej 30 ditësh, ndaj të...

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44

Në fshatin Studençan të Suharekës, sot është bërë hapja zyrtare e Zyrës Sektoriale Policore, në një ceremoni ku morën pjesë...

Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42

Prokuroria Themelore e Pejës ka njoftuar se i dyshuari A.B., është ndaluar për 48-orë nën dyshimin se ka kryer veprën...

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

Përurohet strehimorja e parë institucionale në veri të vendit

21/05/2026, 14:41

Gjatë ditës së enjte, në veri të vendit është përuruar strehimorja e parë institucionale, e rinovuar me një investim prej...

Lajmi i fundit

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

Shtylla bie mbi veturë në rrugën Prishtinë-Pejë

21/05/2026, 15:14
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Ngrihen 18 pronat në vlerë të 1 milion euro në Prizren, që u bartën me dallavere

21/05/2026, 14:51
Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

Hapet Zyra Sektoriale Policore në Studençan të Suharekës

21/05/2026, 14:44
Arrestohet një zyrtar policor, i dyshuar për bixhoz

Pejani ndalohet për 48-orë për materialet e shfrytëzimit seksual të fëmijëve

21/05/2026, 14:42
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv