https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

Ejupi: ‘Fëmija ishte në gjirin e nënës’, rrëfimi emocionues se si FSK shpëtuan foshnjën dhe nënën e saj nga rrënojat

Ejupi: ‘Fëmija ishte në gjirin e nënës’, rrëfimi emocionues se si FSK shpëtuan foshnjën dhe nënën e saj nga rrënojat

Një rrëfim emocionues gjatë punës së tyre në Turqi ka ardhur nga Besart Ejupi, Instruktor në Qendrën Ndërkombëtare të Trajnimeve për kërkim-shpëtim, i cili ishte pjesë e kontigjentit nga Kosova që u dërgua për ndihmë me tërmetet.

Ai, nën emocione, ka rrëfyer për momentet kur ua shpëtuan jetën një nëne dhe fëmijës së saj nën rrënoja.

https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent

Ejupi rrëfeu se e gjitha ka qenë shumë emocionuese për ta, pasi derisa përpiqeshin që ta nxjerrnin, e kishin parë se fëmija gjithë kohën ka qenë në gjirin e nënës së saj, për çka tha se e ka mbajtur fëmijën gjallë nën rrënoja.

“Është emocionale edhe ta përshkruaj formën dhe mënyrën si ka ndodhur, ne e kemi parë fëmijën ka qenë në gjirin e nënës së tij. Nuk ka qenë e lehtë ta tërheqim nga gjiri i nënës së saj, që fatmirësisht edhe ajo është gjallë dhe jeton, por ne e kemi parë me sy dhe i kemi dëgjuar zërat gjashtë orë, më shumë se 6 orë na janë dashur vetëm fëmijën ta tërheqim pasi gjdo veprim që të ndërmerret aty për kërkim shpëtim duhet të bëhet me kujdesin më të lartë, pasi çdo gabim automatikisht e rrezikon jetën qoftë të fëmijës apo nënës së fëmijës”, ka rrëfyer ai në RTV Dukagjini.

Ai tregoi se si fëmija u ka buzëqeshur kur e nxorrën nga rrënojat, çka ua ka mbushur pjesëtarëve të FSK-së sytë me lot.

ADVERTISEMENT

“Andaj, e kam pas fëmijën në dorë dhe tri orë të tjera nuk kemi mujt me e tërheq. Ajo që ka qenë karakteristikë e fëmijës ishte se fëmija ka qenë në gjirin e nënës dhe shpresojmë që kjo e ka mbajtë gjallë edhe në jetë, është karakeristikë tjetër se kur na ka parë për herë të parë atij i ka ardhur një buzëqeshje që neve na i mbushi sytë me lot”, shprehet tutje Ejupi.

Madje, gjatë intervenimit, një element vëshirë i përballueshëm për, sipas Ejupit, ka qenë fakti se nën po ato rrënoja, në anën e majtë ka qenë i vdekur babai i fëmijës ndërsa në anën e djathtë, motra e saj.

“Derisa kemi intervenu te fëmija në të majtën tonë ka qenë babai i fëmijës, në të djathtën ka qenë motra ndërsa ne mes tyre të vdekur është dashur të kalojmë dhe të shkojmë të tërheqim trupin e gjallë. Për 6 deri 12 orë kemi qëndruar më afër se anëtarët e famijes me një viktimë nën rrënoja”, tha ai.

https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Ai ka vazhduar tutje duke e përshkruar këtë si momentin më të vështirë, por që sipas tij pjestarët e FSK-së e kanë pasur vullnetin dhe forcën për të ndihmuar njerëzit.

“Ishte momenti më i vështir që unë dhe shokët e mi e kemi përjetuar aty, ta dëgjosh një foshnje dhe një nënë të thërret ndihmë dhe ti të mos kesh forcë e fuqi të mos i ndihmosh, ky është një prej momenteve që të bën të ndihesh i dobët në këtë botë. Por, falë institucionit, trajnimeve që jeni të pëgratitur profesionalisht për këto raste ne nuk jemi nda në asnjë moment. Mund të them se djemt dhe vajzat që ka FSK, janë djemt dhe vajzat që neve na përfaqësojnë, ata e kanë vullnetin, e kanë shpirtin që shumë prej njerëzve ju mungon. Sepse edhe po të kenë gjithë pajisjet e botës, nuk e kanë atë elanin atë vullnetin e zemërgjerësin që ne posedojmë”.

Poste të ngjashme

Këta janë numrat kontaktues të shërbimeve emergjente në Komunën e Podujevës

Komuna e Podujevës hap thirrjen publike për ndarjen e serrave për fermerët lokal

08/11/2025, 9:10

Komuna e Podujevës, përmes Drejtorisë së Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural, ka shpallur thirrjen publike për aplikim në projektin “Furnizimi...

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

Balotazhi, sot përfundon votimi me postë

08/11/2025, 8:37

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka njoftuar votuesit jashtë Kosovës të komunave në të cilat do të mbahet raundi i dytë...

E trishtë: Ky është 35-vjeçari që u gjet pa shenja jete pranë mullirit në Sekiraqë të Podujevës

Pesë persona humbin jetën për dy ditë në Kosovë

08/11/2025, 8:33

Kosova përgjatë dy ditëve të fundit është tronditur nga disa ngjarje të rënda. Bëhet fjalë për vdekjen e pesë personave,...

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

“Lamtumirë Babi” – gruaja e njërit nga viktimat në Malishevë me fjalë prekëse

07/11/2025, 13:10

Arjeta Morina, bashkëshortja e Driton Morinës, i cili u vra dje në fshatin Gollubovc të Malishevës, ka reaguar përmes një...

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

U gjet i plagosur, nga QKUK-ja tregojnë për gjendjen e të dyshuarit për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

07/11/2025, 10:02

I dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Gollubovc të Malishevës Astrit Isufi është arrestuar në orët e hershme të mëngjesit...

Lajmi i fundit

Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Aksidentohet rëndë mërgimtari në Podujevë, Porsche-ja i bëhet “llom”

20/12/2025, 17:00
E dhimbshme: Humb jetën në QKUK punëtori 30-vjeçar që ra nga kati i 10-të i objektit në Fushë Kosovë

Përleshje me çekiç në Prishtinë, dy të moshuar përfundojnë në QKUK – njëri kapet edhe me thikë

20/12/2025, 10:39
I digjet vetura serbit që konvertoi targat në RKS, policia nis hetimet

Pesë vetura digjen nga zjarri në Prishtinë, Policia nis hetimet

20/12/2025, 10:03
Policia jep detaje për zjarrin në fabrikën e mishit

Një grua dërgohet e vdekur në emergjencë, mjeku thotë se s’kishte shenja dhune

20/12/2025, 8:58
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv