https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/ https://www.facebook.com/visionmediaent/
Visionpress.info
  • Lajmet e Fundit
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
  • Showbiz
  • Shëndeti
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video
No Result
View All Result
Visionpress.info
No Result
View All Result

“Flaka e Janarit” nisi si formë rezistence ndaj pushtuesit

“Flaka e Janarit” nisi si formë rezistence ndaj pushtuesit
Share on FacebookShare on Twitter
https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent https://www.facebook.com/visionmediaent
ADVERTISEMENT
https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/ https://www.laberion.com/

Sot, është mbajtur Tryeza e Flakës, në të cilën është diskutuar rreth historisë së “Flakës së Janarit” në të cilën është folur për fillet e manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit”, sikurse që ka pasur edhe kumtesa rreth personaliteteve që iu kushtohet ky manifestim.

Sot, është mbajtur Tryeza e Flakës, në të cilën është diskutuar rreth historisë së “Flakës së Janarit” në të cilën është folur për fillet e manifestimit shumëkulturor “Flaka e Janarit”, sikurse që ka pasur edhe kumtesa rreth personaliteteve që iu kushtohet ky manifestim.

Nënkryetarja e komunës së Gjilanit, Leonora Morina-Bunjaku, në emër të institucioneve komunale ka thënë se “Flaka e Janarit” është një manifestim që identifikohet me Gjilanin, por që i cili njëkohësisht i ka dhënë identitet këtij qyteti. Sipas saj, vargut të pafund të luftëtarëve për liri i përkushtohet ky manifestim, i cili ka arritur një nivel të lartë kulturor dhe që tash e 32 vjet Gjilanin e bën kryeqytet kulturor të shqiptarëve.

“Ky manifestim gjithnjë shkoi duke u pasuruar, gjithnjë rrodhi në frymën e unitetit, andaj dërgoi në vend amanetin e dëshmorëve”, ka thënë Morina-Bunjaku.

Studiuesja Sabile Keçmezi-Basha, që është paraqitur me një studim të saj në këtë tryezë, ka theksuar se “Flaka e Janarit” nderon sakrificën e heronjve që kanë rënë për liri që nga periudha e Skënderbeut e deri te lufta çlirimtare. Ajo ka pasur një paraqitje kronologjike, sidomos pas Luftës së Dytë Botërore e këtej, duke u ndalur në të gjitha periudhat e rëndësishme që nga kërkesat për flamur e për republikë, vullnetin për liri dhe që pikërisht në ato kohë “Flaka e Janarit” e ka nisur rrugëtimin e saj, pikërisht në kohën e suprimimit të autonomisë së Kosovës e në mungesë të lirisë.

Siç është bërë e ditur në komunikatën e komunës së Gjilanit, ajo ka thënë se në vitet 90-ta nga pushtuesi ishte tentuar të shkatërrohej çdo aspekt i jetës në Kosovë, ka pasur dhunë, arrestime e vrasje e “Flaka e Janarit” ka qenë një formë e rezistencës ndaj pushtuesit. Keçmezi-Basha ka deklaruar se me këtë manifestim, janë nderuar heronjtë, dëshmorët dhe me të, sipas saj, është bërë thirrje për bashkim e fuqizim e populli është përgatitur për ditët që po vinin.

“Flaka e Janarit ishte një organizim që tmerroi armikun dhe megjithëse u tentua që ajo të pengohej, “Flaka…” pati një shpërthim edhe më të vrullshëm, andaj ajo zë një vend meritor në historinë e Kosovës”, ka thënë Keçmezi-Basha.

Zëvendësministri i Mbrojtjes dhe njëri nga nismëtarët e “Flakës së Janarit”, Shemsi Syla ka thënë se ky manifestim ka mbajtur gjallë idealin për liri.

Duke rikujtuar nismat e para për krijimin e këtij manifestimi, Syla, ka thënë se kanë qenë kohë të vështira, kohë okupimi klasik, por që nismëtarët nuk janë ndalur, të frymëzuar nga heroizmi i Jusuf Gërvallës, Kadri Zekës, Bardhosh Gërvallës, Rexhep Malës, Nuhi Berishës e i heronjëve të tjerë.

“Flaka e Janarit u ngrit nga djemtë e këtij populli, të cilët bartën barrën kryesore edhe në luftën çlirimtare”, ka thënë zëvendësministri Shemsi Syla, i cili ka kërkuar që të ngritet edhe më lartë identiteti i “Flakës së Janarit”.

Studiuesi Ilir Vokshi, është paraqitur me një kumtesë mbi “Represionin serb pas vitit 1981”, duke thënë se vetëm në Prishtinë pas demonstratave të vitit 1981 ka pasur nëntë të vrarë dhe 15 të plagosur. Ai, siç është bërë e ditur në komunikatë, ka përmendur edhe kërkesat e kësaj demonstrate, që në qendër kanë pasur kërkesën për Kosovën Republikë. Ai ka folur edhe për mijëra vjet burgim për demonstruesit, për përjashtimet nga puna, institucionet arsimore, por edhe vazhdimin e luftës për liri, duke u formuar një numër i madh i organizatave të fshehta.

Albin Halimi, në kumtesën e tij është ndalë te jeta dhe vepra e Kadri Zekës. Ai ka folur për aktivitetin e Kadri Zekës në grupin Revolucionar të Kosovës, për qëllimet atdhetare të tij dhe të shkove të tij, për botimin e gazetës “Liria” në Zvicër, bashkëpunimin me vëllezërit Gërvalla, mbajtjen e lidhjes së fuqishme me përfaqësuesit e Shqipërisë dhe për veprimtarinë e Kadri Zekës gjatë e pas demonstratave të vitit 1981 deri në rënien heroike më 17 janar 1982.

Studiuesi Sefesdin Halimi, duke folur për veprimtarinë atdhetare të Rexhep Malës, është shprehur se ai ka qenë pjesëmarrës në demonstratat e vitit 1968. Ai ka folur për largimin nga vendi, arrestimin e tij, qëndrimin burrëror në burg dhe lirimin në vitin 1983, ku përkundër kësaj nuk e ka ndalur aktivitetin atdhetar dhe nuk është dorëzuar kurrë. “Për Rexhep Malën çlirimi dhe bashkimi kombëtar ishte ideal mbi të gjitha idealet”, ka thënë ky studiues.

Për veprimtarinë e Nuhi Berishës, me një kumtesë është paraqitur studiuesi Rexhep Arifi, i cili ka paraqitur fragmente kujtimesh për këtë atdhetar. Ai, sipas komunikatës, ka thënë se Nuhi Berisha që nga mosha e re i ishte bashkuar lëvizeve ilegale dhe se ai ka pasur aftësi të jashtëzakonshme komunikuese. Sipas Arifit, Nuhi Berisha ka qenë organizator i formacioneve të para stërvitore për luftën e armatosur.

Në këtë tryezë në pjesën diskutuese kanë marrë pjesë edhe Tefik Basha, Lulzim Zymberi e Ibush LLapashtica, që ka evokuar kujtime të qëndrimit ilegal të Rexhep Malës e Nuhi Berishës në shtëpinë e tyre.

Poste të ngjashme

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58

Qeveria e Republikës së Kosovës ka falënderuar organizatorët e “Marshit për liri” në Prishtinë. Po ashtu, shprehim mirënjohje edhe për...

Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57

Një grua është gjetur e vdekur në Fushë Kosovë dje pasdite. Policia tha se u njoftua për një grua të...

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40

  Kryetari i Komunës, Shpejtim Bulliqi, sot ka pritur në takim disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia. Gjatë këtij takimi...

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47

  Endrit Thaçi, djali i ish-presidentit të Kosovës, Hashim Thaçi, u ka bërë thirrje qytetarëve që t’i bashkohen “Marshit për...

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

Ndërron jetë i riu nga Podujeva, Ron Abdullahu

10/09/2026, 12:45

Ka ndërruar jetë në moshën 15-vjeçare i riu Ron Abdullahu. Për kohën dhe vendin e ceremonisë së varrimit do të...

Lajmi i fundit

Qeveria miraton përbërjen e re të Komisionit për Dhënien e Provimit të Jurisprudencës

Qeveria del me komunikatë pas përfundimit të marshit

12/09/2026, 14:58
Vrasje aksidentale brenda familjes në Strellc të Deçanit

Një grua gjendet e vdekur e shtrirë në tokë në Fushë Kosovë, policia nis hetimet

12/09/2026, 8:57
Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

Kryetari Bulliqi takoi disa investitorë nga Sllovenia dhe Kroacia

10/09/2026, 18:40
“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

“Kosova po pret”, Endrit Thaçi u bën thirrje qytetarëve t’i bashkohen “Marshit për Liri”

10/09/2026, 15:47
Visionpress.tv

Ky portal mirëmbahet nga Vision sh.p.k.. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen ose të përdoren për qëllime përfitimi apo në çfarëdo forme tjetër, pa miratimin e drejtuesve të portalit "Visionpress.info".

Kërko sipas kategorisë

  • FUN
  • Kosove
  • Lajmet e Fundit
  • Moti
  • Rajoni & Bota
  • Shëndeti
  • Showbiz
  • Shqipëri
  • Sport
  • Të tjera
  • Tech & Auto
  • Video

Ke një lajm?

Ke një lajm?
  • Privacy Policy
  • Kontakt

Visionpress.tv

  • Lajmet e Fundit
    • Të gjitha
    • Kosove
    • Shqipëri
    • Rajoni & Bota
    • Moti
  • Sport
    • Të gjitha
  • Showbiz
    • Të gjitha
  • Shëndeti
    • Të gjitha
  • Tech & Auto
  • Të tjera
  • Video

Visionpress.tv